TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shtator 2025, 13:19

Berisha: Rama dështoi të bënte pazar me Veliajn, prisni dhe shihni tani!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Rama dështoi të bënte pazar me Veliajn, prisni dhe
Kryetari i PD-së, Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot se kryeministri Edi Rama dështoi të bënte pazar me Erion Veliajn për shkarkimin, i cili sot e ankimoi në Kushtetuese.

Më tej, Berisha tha se opozita ka disa kandidatë për Tiranën.

“Edi Rama pasi i futi Gjushin në qeli. Pasi bëri lloj përpjekje që Veliaj të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Kushtetueses. Duket se dështoi. Duket se Veliaj nuk pranoi.

Sot është ditë e hënë, prisni nga ora 1, kukulla e Ramës në Presidencë do të firmosë për datën e zgjedhjeve. Tani të garantoj që opozita, sot në këtë moment që flasim, ka jo një, por disa kandidatë të pakrahasueshëm me korbën e korrupsionit.” tha Berisha.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka hedhur shortin për shqyrtimin e kërkesës që lidhet me vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Relatore e çështjes është caktuar gjyqtarja Sonila Bejtja.

Ky zhvillim vjen pasi këtë të hënë, pasi ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nisi betejën ligjore për të kundërshtuar vendimin e shkarkimit të tij nga detyra, duke depozituar ankimim në Gjykatën Kushtetuese.

 

rama dështoi të bënte pazar me veliajn

Lini një Përgjigje