
Avokati Romeo Kara, u është kundërpërgjigjur akuzave të Ilir Metës. Avokati thotë se Metën e njeh që nga viti ’80 e se i ka ofruar që ta bënte drejtor.
Në “Repolitix” ai u ndal te dosja “CEZ-DIA”, teksa tha se kurrë nuk i ka kërkuar një nder Ilir Metës.
‘Me 0 e shumëzoj. Tani ai zotëria deklaron dhe i bie gjoksit se ky është i persekutuar politik. Ai mund të tallet me vetën, por jo me njerëzit, e kam dërguar në 2027. Është Meta që më ka kërkuar të jem shefi i punëve të tij. Më njeh që nga ’80 dhe nuk kam pranuar. Në ’99 apo 2000 më ka kërkuar të jem drejtor në Qytet Studenti dhe te KESH, nuk kam pranuar.
Kam pasur njohje të vjetër më Ilir Metën. Në këtë jetë jam 57 vjeç, Meta, fut Ramën fut Berishë, kam një urrejtje dhe e kam me baza. Dhe si besimtar i kam parë me argumente te vetja ime. Është një Kushtetutë dhe kam detyrë sa të jetoj do përballem me sojin e tyre. Besimtarët se kanë marrë në dorë jetën e tyre, kurrë nuk i kam vajtur Metës t’i kërkoj një favor. Rama ndryshon nga këta se këta kanë reaguar me egërsi. Ky është një manipulues një gënjeshtar ordiner dhe vazhdon më sulmon mua. Është bërë në 2017 dhe nuk dali dy vite llogari. Nuk u trajtua nga drejtësia si duhet CEZ-DIA. Nuk u mor ndëshkimi. A është vjedhje? Po rrëzojmë Ramën e të na vijnë këta ish-hajdutët’, tha Kara.
Lini një Përgjigje