TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2024, 22:44

Dashnor Sula: Marrëveshja? Fituam vetëm që na njohën!

Shkruar nga Pamfleti

Dashnor Sula: Marrëveshja? Fituam vetëm që na njohën!

Pas 5 muajve, komisionet parlamentare u zhvilluan të hënën fizikisht me praninë edhe të deputetëve të rithemelimit duke i dhënë fund bojkotit. Prania e njërës palë bëri që të mungojë pala tjetër. Deputetët që janë krah Lulzim Bashës munguan.

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula tha në një intervistë për Euronews Albania se Rithemelimi me këtë marrëveshje fitoi legjitimitetin si opozita reale me të cilën po negocion mazhoranca.

Sula u shpreh se aksioni opozitar në Parlament ishte i drejtë pasi u cenua e drejta kushtetues, por pranoi se ky aksion nuk i dha ndonjë gjë opozitës.

Sipas tij vendimi i gjykatës së shkallës së parë e njohu Rithemelimi dhe rrëzoi Lulzim Bashën me gjithë të tjerët.

Shkoi në Apel, shkoi në Gjykatë të Lartë e shfuqizoi vendimin e Apelit, ka ngelur në fuqi vendimi i shkallës së parë. Aksionin opozitar e nisëm me të drejtë se u cenua e drejta kushtetuese. Nëse do vazhdonim, për Shqipërinë nuk është mirë, por prapë nuk jam i kënaqur se nuk na dha ndonjë gjë, po të isha unë, do thosha më mirë s’i marr 8 komisione, por ligji për komisionet hetimore s’duhej prekur”, tha Sula.

Lini një Përgjigje