
Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner konfirmoi të premten se është afër finalizimit të disa marrëveshjeve të mëdha për pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe në Serbi.
Ish-luftëtari i UCK Dritan Goxhaj tha për “Euronews Albania” se ai që bëri bashkë Ramën me dhëndrin e Donald Trump ishte Richard Grenell.
Sipas tij, ky i fundit i ka pikasur gjërat, duke ditur dhe interesat që ka dhëndri i Trump.
“Pika e kontaktit është Grenell. Është ai që i ka pikasur këto gjëra. Nuk është as Kushner as Trump, as Vuçiç. Ai ka dijeni për interesat e Kushner”, tha Goxhaj.
Lini një Përgjigje