
Pasi gjetën akordin, Berisha dhe Bardhi fusin në zgjedhje degët.
Rithemelimi ka zgjedhur kandidatët për kryetarë të degëve, pas mbledhjes së kryesisë së zhvilluar një natë më parë, ndërsa sot është hapur gara.
Gara është hapur për 19 degë, kryetarët e të cilave dhanë dorëheqje për garën për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit.
Shumë shpejt do të mbahen zgjedhjet për 14 degë dhe 35 kandidaturat, ndërsa i përket 5 degëve të tjera të mbetura njoftohet se zgjedhjet do të mbahen në një moment të dytë.
“Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, pas vendimit të marrë në Kryesi, ka shpallur hapjen e garës për 19 degë, Kryetarët e të cilave dhanë dorëheqje për garën për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit 2023.
Zgjedhjet do të zhvillohen sipas një kalendari që do të bëhet e ditur në vijim nga KOKOE. Më poshtë 14 degët dhe 35 kandidaturat.
Përsa i përket 5 degëve të tjera të mbetura, KOKOE njofton se zgjedhjet do të mbahen në një afat të dytë, për shkak të nevojës së marrjes së masave shtesë organizative në këto degë”, njofton Rithemelimi.

Lini një Përgjigje