
Analisti Artur Zheji, duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, tha se Gazment Bardhi nga histeriku kaloi në paqtorin e grupit.
Në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, ai tha se lëvizjet e fundit mund të mos kenë autorizimin e plotë të Berishës.
“Dikur thuhej shprehja që politikanët luajnë dhe bëjnë sikur luajnë teatër, tani teatri simbolikisht ka një mur të katërt, ulet në perde, ngrihet një perde. Kur ngrihet perdja rrëzohet muri ni katërt dhe ne spektatorët shohim nga një sy magjik dhe futemi aty sikur nuk jemi. Ka një lloj namuzi që ulet ajo perdja nga akti i parë dhe i dytë, tani nuk ka namuz fare. Perdja është ngritur, shkon për të parë politikë dhe thotë shikoni teatrin tonë. Skena politike është dramatikisht e ngjashme me skenën artistike teatrale, doktori në ballkon, Bardhi nuk është te skena me Zhulietën, Gazi është arlekino. Ky që bënte si histerik për t’i shkulur mikrofonin deputetes, tani është paqtori apo çobani i paqes së grupit. Kjo lëvizje është që duhet zbuluar nëse e ka të plotë autorizimin e plotë të doktorit apo jo sepse akoma nuk po e defaktorizon doktorin. Ndoëse duket sikur Bardhi dhe të tjerët janë një lloj mashe, jemi në fazën më të rrezikshme që mund të bëjmë një dakordësi, ta lëmë në dritare dhe ne vazhdojmë lojën tonë“, tha Zheji.
Lini një Përgjigje