TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2024, 19:13

Ngecin pazaret për amnistinë? Drafti nuk futet në rend dite për të enjten, manovrat që pritet të bëjë PS

Shkruar nga Pamfleti
Ngecin pazaret për amnistinë? Drafti nuk futet në rend dite
Pazaret Rama-Berisha

Skandali është se përmes asaj amnistie duket se do të amnistohen zyrtarët e korruptuar, shumica e të cilëve janë nga radhët e PS...

Negociatat mes Edi Ramës dhe Sali Berishës për amnistinë penale duket se nuk kanë ecur dhe aq vaj. Palët ranë dakord për dy komisione hetimore dhe padyshim në mes është edhe amnistia penale. Madje sot Babloku kërcënoi se opozita nuk ka nga ja mban dhe do e votojë amnistinë.

Amnistia është në Kuvend dhe do ta votojnë që të gjithë se nuk kanë ku shkojnë pa votuar. Nuk do votojnë për PS, por për një akt që historikisht parlamenti e ka bërë pa ndarje partiake, është një akt që krijon mundësi që shteti të ushtrojë detyrimin kushtetues të lehtësimit të barrës së dënimit për ata njerëz që meritojnë të shfrytëzojnë këtë detyrim”, tha Rama nga Selia e PS.

Por skandali është se përmes asaj amnistie duket se do të amnistohen zyrtarët e korruptuar, shumica e të cilëve janë nga radhët e PS. Kemi disa emra të dënuar nga GJKKO që përfitojnë ulje dënimi nga një deri në dy vite. Po ashtu nuk është çudi të bëhet ndonjë pazar për të shpëtuar dhe Sali Berishën.

Kuvendi ka publikuar rendin e ditës për seancën plenare të ditës së enjte. Ajo që bie në sy është se është futur në rend dite ngritja e dy komisioneve hetimore për koncesionet në shëndetësi dhe për sistemin TIMS. Por, mungon ligji i amnistisë penale. Si duket palëve nuk u ka ecur pazari.

Ngecin pazaret për amnistinë? Drafti nuk futet në rend dite
Rendi i ditës

Ndërkohë, mësohet se PS do të përdorë një manovër tjetër, duke futur draftin në rend dite në çdo moment. Lindita Nikolla është kujdesur që te Kalendari i Punimeve ta përcaktojë se duke qenë se drafti është hequr në seancë, mund të futet për votim në çdo kohë. Pra nëse deri pasnesër është arritur pazari, në nisje të seancës Nikolla do deklarojë ndryshimin e rendit të ditës. Duhet theksuar se pas më shumë se 4 muajsh, të enjten do të kemi një seancë normale parlamentare. /Pamfleti

Ngecin pazaret për amnistinë? Drafti nuk futet në rend dite
Kalendari i punimeve

Lini një Përgjigje