
Ndihmës Sekretari Todd Robinson gjatë vizitës në Tiranë ka dhënë mesazhe të forta për sistemin e drejtësisë, ashtu dhe për anëtarët e qeverisë. Ai ka pasur një takim me ministrat Taulant Balla dhe Ulsi Manja.
Që të dyve ja u ka bërë të qartë se duhet të goditen të korruptuarit. Detajet i ka zbardhur vetë ambasada amerikane në Tiranë.
“Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me Ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, për të forcuar partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së ritmit për reformën në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Ai diskutoi gjithashtu bashkëpunimin e vazhdueshëm në reformën në drejtësi, përmirësimin e zbatimit të ligjit dhe dhënien fund mosndëshkimit në luftën kundër korrupsionit”, njoftoi ambasada.
Lini një Përgjigje