TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2024, 15:12

Berisha pro investimit në Sazan, tentoi t’ia jepte Berluskonit. Rama: Ide e qeverive paraardhëse (Pse të gjithë janë dakord?)

Shkruar nga Pamfleti
Berisha pro investimit në Sazan, tentoi t’ia jepte Berluskonit. Rama:
Projekti i Jared Kushner /

Politika e Tiranës praktikisht i ka shpallur luftë  SPAK-ut. Një ndryshim qëndrimi mes rreshtave, sinjal apo dallgë në SHBA, në Tiranë do të kthehej në uragan kundër SPAK-ut...

Opozita, të paktën pjesa e Rithemelimit, apo siç quhet ndryshe ‘Foltorja’, nuk është shprehur kundër planit për zhvillimin e ishullit të Sazanit dhe Zvërnecit nga një projekt i mundshëm investimi i dhëndrit të presidentit Trump, Jared Kushner dhe ish ambasadorit Richard Grenell.

Edhe pse ende nuk ka një qëndrim zyrtar, shenjat e para janë pro planit të investimit.

Mbrëmë u shfaq në televizionin e Familjes Berisha, ish-ambasadori Richard Grenell, i cili është ndërmjetësi apo kumbari mes familjarëve të Trump dhe qeverisë shqiptare për planin e investimit rreth 1 miliard USD.

Në pyetjet që gazetari i Familjes Berisha, Çim Peka i bëri Grenell, reflektohet edhe qëndrimi i linjës së Rithemelimit.

Peka vuri në dukje që investimet turistike në Sazan kishin qenë në planet e Sali Berishës kur ishte kryeministër. Madje, sipas tij, Berisha kishte negociuar me Silvio Berluskonin, por italianët ishin tërhequr nga plani i tyre për të investuar në Sazan, për shkak të krizës financiare të 2008.

“Për të qenë korrekt edhe para vitit 2009 ka qenë një negociatë e kryeministrit konservator Sali Berisha me Silvio Berluskonin, por italianët u tërhoqën nga kriza financiare e vitit 2008 dhe u tërhoqën“, tha Peka, i cili është një punëtor i Shkëlzenit, edhe pse me letra rezulton pronar i televizionit.

Në një linjë me Pekën ishte Edi Rama sot...

Kryeministri Rama tha se transformimi i Sazanit ishte projekt i qeverive paraardhëse, duke iu referuar Berishës.

“Transformimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është një ambicie e kahershme, e kanë pasur dhe qeveritë paraardhëse… Ideja e projektit ka lindur përpara se unë të bëhesha kryeministër. Unë flas për fakte, kemi në tavolinë një ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm që do ta shqyrtojmë sipas ligjit, si përfaqësuesit e denjë të popullit shqiptar, që nuk negociojnë interesa personale por interesat e publikut, për çdo hap, siç është Porti Durrësit”, tha Rama.

Pra Rama, thjesht po çon përpara një ide të Berishës. Merita është e të dyve. Njëri idenë, tjetri zbatimin.

Po pse të gjitha palët janë janë pro ndërtimeve në Sazan, sigurisht në harmoni me natyrën dhe për turizmin elitar?!

Sipas sondazheve, Donald Trump do të zgjidhet President i SHBA-ve në nëntor të këtij viti.

Nëse Trump futet në Shtëpinë e Bardhë, Richard Grenell, me shumë gjasa, do të zgjidhet Sekretar Shteti në vend të Blinken.

Richard Grenell e ka kundërshtuar hapur vendimin e Anthony Blinken për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës në maj 2021.

“Mendoj se ky është një skandal i madh sepse sekretari ynë i shtetit, Anthony Blinken, ka tërhequr levat e pushtetit në Departamentin e Shtetit për ti ndaluar ish-presidentit, liderit të partisë shqiptare, një parti konservatore, z. Berisha…

Pretendimet e Berishës për Sekretarin Blinken dhe Soros nuk duhen hedhur poshtë kaq shpejt. Prindërit e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Vera dhe Donald Blinken, kanë dhuruar në mënyrë të përsëritur për Shoqërinë e Hapur, madje duke krijuar një fond të përhershëm në një arkiv të dhënash me bazë në Evropë që mban emrin e tyre – Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Donald Blinken…’, ka shkruar Grenell.

Berisha shpreson se Richard Grenell, sapo të zgjidhet sekretar i shtetit, do t’i heqë atij dhe familjes së tij non-grata’n.

Dhe meqenëse Grenell është në lojën e interesave për Sazanin, Berisha nuk mund ta kundërshtojë projektin për Sazanin, pasi para interesit publik, mendon për hallin e familjes.

Nga ana tjetër, ardhja e mundshme e Trump në pushtet mund të jetë një rrezik për pushtetin e Ramës. Të mos harrojmë se në prill të vitin 2016, Rama e quajti turp dhe kërcënim Trumpin.

“Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe pa dyshim është kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro amerikane. Do të ishte një President që do t’i bënte dëme të mëdha Amerikës dhe do të ishte kërcënim real për marrëdhëniet shqiptaro- amerikane. Mos e dhashtë Zoti që Amerika të zgjedh Trump për president”, ka thënë Rama.

Trump u zgjodh President. Natyrisht që nuk u hakmor ndaj Ramës, i cili më pas e zbuti deklaratën e tij.

“S’kam thënë asgjë për Presidentin, kam thënë për kandidatin. Për Presidentin unë s’kam folur, unë s’jam manual se si duhet të flasë një Kryeministër”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Duke i ofruar Sazanin dhëndrit dhe vajzës së Trump, Rama i paraprinë një fitoreje të mundshme të Trump, i cili nuk do ta shqetësojë pushtetin e tij deri në 2030.

Pra, Salia Berisha shpreson të heqë non-grata’n nga vetja dhe familja, duke mbështetur dhënien e Sazanit dhe madje duke e paraqitur si një ide të tij. Rama synon qeverisjen e vendit pa ‘rrufe amerikane’ të paktën deri në 2030.

A fitojnë shqiptarët? Shqiptarët do ta shohin me dylbi nga Vlora ishullin e Sazanit ose si punëtorë, fillimisht në kantieret e ndërtimit dhe më pas si kamarierë.

Por, mund të ketë edhe një rrezik tjetër nëse fiton Trump. Mund të goditet, izolohet dhe dobësohet SPAK-u, i cili është investimi më i madh i qeverisë aktuale amerikane në Shqipëri.

Është një investim që nuk krahasohet as me Sazanin dhe as me Zvërnecin. Është investimi më i madh amerikan për shqiptarët pas bombardimit të Serbisë.

Ndryshimi i mundshëm i pushtetit në SHBA mund të dobësojë mbështetjen dhe interesin diplomatik për SPAK, dobësim i cili do të përkthehej në revansh të aligatorëve të korrupsionit të Tiranës ndaj SPAK-ut.

Sali Berisha e ka shpallur SPAK-un organizatë kriminale. Ilir Meta e konsideron si vegël të Edi Ramës. Por, për vetë Ramën, SPAK-u është një shqetësim dhe sëkëlldisje në rritje. Rama kritikoi hapur SPAK-un dy ditë më parë nga hotel Melia e Artan Dulakut se pse kishte sekuestruar një pronë të ushtrisë, buzë detit në Sarandë, për të cilën Olta Xhaçka kishte kopsitur letrat për t’ia dhënë Dulakut, për ndërtimin e një resorti me vlerë rreth 200 mijë euro.

Pra, politika e Tiranës praktikisht i ka shpallur luftë  SPAK-ut. Një ndryshim qëndrimi mes rreshtave, sinjal apo dallgë në SHBA, në Tiranë do të kthehej në uragan ndaj SPAK-ut./Prapaskena

berisha rama pro investimit

Lini një Përgjigje