Letër-Porosia që SPAK, i ka dërguar partnerëve në Londër, për burimin e pasurive të Ceno Klosit dhe ato të blera ose zhvilluara atje prej tij, pas vitit 2015 kur në Shqipëri u emërua drejtor në OSHEE, Agjencinë së Ujëra-Kanalizimeve-Landfilleve e Drejtor i Tatimeve...
Fillimisht po përmendim dy fakte dhe një hamendësim që po vazhdon të qarkullojë akoma:
1. Më 15 mars, në konferencën anti- korrupsion të “IDM Morning Briefing”, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, bëri pyetjen retorike: - A ka apo jo korrupsion në tatime e dogana?
2. Më 18 mars, SPAK njoftoi se ka marrë nën hetim Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi, me akuzat për korrupsion, shpërdorim detyre, mashtrim fiskal, pastrim parash e falsifikim dokumentesh me pasoja të rënda financiare për shtetin.
3. Ditën që u njoftua marrja në hetim e kreut të tatimeve, Ceno Klosi, u konsiderua si goditja e dytë e fortë kundër Belinda Ballukut, pas arrestimit të drejtorit të rrugëve Evis Berberi, mbasi me Ceno Klosin, thuhet se Belinda ka disa ortakëri ilegale në Shqipëri e Londër.
Në fakt, kreu i tatimeve, Ceno Klosi, duhej marrë i pandehur qysh në muajin maj 2022, kur “Pamfleti” publikoi pasuritë tij të shumta dhe dhënie parash me fajde me mijëra Paund e Euro në Londër dhe Shqipëri, të shtuara pas muajit janar 2015 kur u katapultua Drejtor Ekonomik i OSHEE.
Ndaj Ceno Klosit të Belindës, ka filluar hetim i thelluar e i përshpejtuar, për shkak se ka kryer krime të rënda financiare dhe ka vënë pasuri të shumta, me burime vjedhjet e korrupsionin gjatë 6 vite Drejtor Ekonomik në OSHEE, 6 muaj Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ujëra-Kanalizimeve-Landfilleve dhe prej 3 vitesh Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
Brenda ditës nga regjistrimi si person nën hetim, Ceno Klosit iu sekuestrua telefoni, kompjuteri i zyrës e ai personal dhe i është hequr Kodi i Regjistrit Kombëtar të Pasurive Tatimore të Bizneseve.
Paralelisht, u janë sekuestruar telefonat e kompjuterët dhe drejtorëve qendror të Financa-Auditimit e të Ardhurave; të Kontrollit e Hetimit Tatimor, të Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara e TVSH-së dhe të Prokurimeve e Shërbimeve Mbështetëse.
E përshpejtuar, ka qenë dhe Letër-Porosia që SPAK, i ka dërguar partnerëve në Londër, për burimin e pasurive të Ceno Klosit dhe ato të blera ose zhvilluara atje prej tij, pas vitit 2015 kur në Shqipëri u emërua drejtor në OSHEE, Agjencinë Kombëtare të Ujëra-Kanalizimeve-Landfilleve dhe Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

Mes pasurive e bizneseve të tjera, Ceno Klosi ka vilë me vlerë 1 milionë Paund dhe restorantin “First bar limited” me vlerë 860 mijë Paund në adresën: Blackwood Close, West Byfleet-Londër, i blerë më 28 janar 2019 kur ishte drejtor ekonomik në OSHEE.
Saktësojmë, se Letër-Porosia për pasuritë e drejtorit Ceno Klosi, është e para që SPAK ka dërguar pas marrëveshjes së bashkëpunimit, që Altin Dumani nënshkroi më 22 shkurt 2024 me Shefin e Anti- krimit Ekonomik të Britanisë së Madhe, Graeme Biggar.
Ndërsa në Shqipëri, do hetohen pasuritë dhe bizneset, që Ceno Klosi ka deklaruar, por dhe pasuri të fshehura në emër të vëllait Genti Klosi, të këshilltarit të tij Mikel Lesi që është ortak fiktiv me vëllain e Ceno Klosit, mes tyre lokalin “Tam-Tom” në ish-Bllok.
Por dhe vila-park-restorant “Feliz” te zona e Liqenit të Tiranës, të cilin thuhet se e ka në ortakëri me Belinda Ballukun, si dhe burimin e 700 mijë Euro për blerjen e 3 apartamenteve në Tiranë gjatë viteve 2017-2022, dhënien e 140 mijë Paund me fajde, 215 mijë Euro llogari bankare etj./Pamfleti
Lini një Përgjigje