TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2024, 15:31

Gjykata e Lartë e ktheu në Apel, caktohet treshja e gjyqtarëve që do të vendosë për vulën e PD

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Lartë e ktheu në Apel, caktohet treshja e gjyqtarëve

Ka përfunduar hedhja e shortit për përzgjedhjen e trupës gjykuese për vulën e PD.

Burime bëjnë me dije se relator është vendosur Alma Ahmeti ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqësore do të jetë një vendim i formës së prerë. Pritet që relatorja dhe dy anëtaret të përcaktojnë e ‘fatin’ e vulës së Partisë Demokratike.

Kujtojmë se ishte Gjykata e Lartë ajo e cila mori vendim që të kthehet çështja në Apel dhe aty të merret vendim i formës së prerë se kujt i takon vula. Mbetet të shihet nëse procesi do të mbyllet para zgjedhjeve të 2025 apo do të vijojë ‘ping pongu” mes palëve.

Lini një Përgjigje