TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2024, 17:40

"Agron Malaj i ka dhënë vëllait lejen për HEC", Këlliçi akuza nga Burreli: I përfshirë edhe në aferën e Inceneratorit

Shkruar nga Pamfleti

"Agron Malaj i ka dhënë vëllait lejen për HEC",

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi, ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Agron Malaj për korrupsion.

Gjatë një mbledhje të kësaj partie me strukturat në Burrel, ai u shpreh se Malaj i ka dhënë të vëllait të tij lejen për ndërtimin e një hidrocentrali në afërsi të Ulzës.

Këlliçi tha gjithashtu se vëllai i kryebashkiakut është i përfshirë edhe në aferën e inceneratorit të Tiranës.

“Kush e ka merak situatën e PD-së, të vijë këtu në Burrel dhe të shohë që Partia Demokratike është në këmbë, më e bashkuar sesa kurrë dhe më e fortë sesa kurrë, dhe ka vetëm një qëllim, fitoren në zgjedhjet e 2025, kthimin e PD-së në pushtet dhe kthimin e shpresës në Shqipëri.

Ju falënderoj për ftesën, por nuk ndihem mirë kur shoh moshën mesatare në Burrel, ku pjesa më e madhe e rinisë është larguar dhe pjesa tjetër i ka humbur shpresa.

Kryetarja e PD-së së Burrelit, Denisa më bëri një pyetje: A mos e le denoncimet për Inceneratorin meqë ke ardhur në Burrel? Por edhe në Burrel, na del çështja e Inceneratorit.

Kryebashkiaku banditi që është në krye të Bashkisë Burrel, Agron Malaj, përmes së vëllait të tij, çdo muaj vjedh 32 mijë euro me Inceneratorin fantazmë të Tiranës?

Njihni ju biznesmen që kanë vendosur 4 kamera dhe fiton një shumë të tillë? Kush është ky që ndërton hotelin më të shtrenjtë në Shqipëri, me dhjetëra milionë euro?

Ndërkohë që unë bëja këtë pyetje, mora vesh që është vendosur një rekord botëror në Burrel, ku kryetari i Bashkisë, i ka dhënë leje vëllait të vet, leje për hidrocentralin në afërsi të Ulzës. Ku keni parë nivel të tillë korrupsioni?”, tha Këlliçi.

Lini një Përgjigje