TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2024, 20:20

Berisha mesazh mbështetësve: Nuk ka votë të lirë me Ramën në pushtet, të luftojmë korrupsionin!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha mesazh mbështetësve: Nuk ka votë të lirë me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur edhe sot mbështetësit e tij, pasi ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Berisha ka përsëritur thirrjen e tij për krijimin e një qeverie teknike në mënyrë që të sigurohet vota e lirë e qytetarëve. Sipas tij, me kryeministrin Edi Rama në pushtet nuk mund të ketë votë të lirë.

“Çdo natë ne kemi denoncuar së bashku vjedhjen e tmerrshme që iu bëhet qytetarëve shqiptarë.

Varfërimin dhe rrënimin e tyre dhe të Shqipërisë.

Ne do ta bëjmë gjer në ditën që Shqipëria të shpëtojë nga kjo organizatë kriminale.

Ne u garantoj se do të luftojmë me zero tolerancë korrupsionin.

Ju garantoj se do të shtypim krimin e organizuar, kudo që ndodhet dhe shqiptarët do të jenë të lirë, të sigurt në vendin dhe punën e tyre.

Dhe njëherë ju garantoj se përqendrimi ynë total do të jenë ju qytetarët shqiptarë.

Do të jenë rrogat tuaja, do jenë pensionet tuaja që do njohin dyfishime.

Rrogat tuaja që do njohin mbi dyfishime.

Do jenë shërbimet tuaja, që do njohin cilësi të ri.

Do jetë shpërndarja e ndershme e pasurive të këtij vendi.

Por të gjitha këto kanë vetëm një kusht për t’u bërë realitet dhe ky kusht është që ne të votojmë të lirë.

Të votojmë si qytetarë europianë.

Por votë të lirë me Edi Ramën në pushtet dhe nuk mund të ketë.

Prandaj o burra, o sot o kurrë, qeveri teknike, qeveri teknike, qeveri teknike, zgjedhje të reja”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

 

Lini një Përgjigje