
Ish-ministri i Ekonomisë dhe deputeti socialist, Nasip Naço u thirr sot në SPAK për aferën Cez-Dia.
Ai u pyet për rreth 1 orë e 30 minuta teksa u pyet për rolin e tij si ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë periudhës 2011-2012.
Avokati Romeo Kara tha se nuk është vetëm Ilir Meta i kallëzuar, por edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
“Nasip Naço është njeri që ka dijeni për këtë çështje dhe ka vajtur për këtë cilësia. Nuk është vetëm Meta i kallëzuar është edhe Berisha. Për Berishën duhet të zbresë një shpallje nga lart ta pyesin. Ju treguat një numër të madh dosjesh. 17 dosje i ke nga çështja e privatizimit të pa çuar as për hetim. Për mua ngelet korrupsioni kryesor. Ajo dosje ndodhet në Gjykatën e Lartë sot. Berisha e ka ndarë qeverisjen me pashallëqe. S’ka bërë veprimet e duhura për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar. Është përfshirë ERE dhe ka dhënë vendim në trysni”, tha Kara për “Report TV”.
Lini një Përgjigje