TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2024, 21:01

"Drejtoresha e Ramës vodhi gjysmë milionë euro", Berisha: Skandal, Alda Klosi merr dënim më të ulët se pastruesja

Shkruar nga Pamfleti

"Drejtoresha e Ramës vodhi gjysmë milionë euro",

Ish-kryeministri Berisha ka folur lidhur me dënimin e Alda Klosit, sanitares dhe djalit të saj pas vjedhjes së gjysmë milionë euro.

Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar Klosi do të kryejë 20 muaj burg, Rozeta Dobi do të kryejë 4 vite e 8 muaj burg ndërsa Havier Dobi do të dënohet me 3 vite e 4 muaj burg.

Duke iu drejtuar Klosit, Berisha tha se drejtoresha e Ramës që vodhi paratë e shqiptarëve u dënua me 1 vit burg, ndërsa pastruesja me 7 vite burg.

“Miqtë e mi, ky regjim është alarm për çdo shqiptar. Është alarm për mbarë qytetarët e këtij vendi. Nuk mund të mos ndalem këtu edhe në organizatën e tij kriminale, drejtësinë e re. E morët vesh ju sot, pastruesja, e cila në shkelje të ligjeve, kishte në ruajtje në shtëpinë e saj gjysmë milionë euro të vjedhura të drejtoreshës së Edi Ramës, dënohet me 7 vite. Drejtoresha që kishte vjedhur paratë tuaja, paratë e qytetarëve, ajo që u akuzua se vodhi drejtoreshën, u dënua 7 vjet, kjo që vodhi gjysmë milionë euro të qytetarëve, u dënua një vit. A ka fytyrë më të shëmtuar të drejtësisë së re se sa kjo sot. A mund të vazhdohet? Asnjë ditë. Qytetarët presin fitoren e betejës pa kthim. Presin fitoren e mosbindjes civile”, tha Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve.

Lini një Përgjigje