
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me sulmet dhe akuzat ndaj dyshes Meta-Berisha. Sot ai hapi fushatën në Lezhë ku prezantoi Pjerin Ndreun për një tjetër mandat. Sipas Ramës, nëse opozita merr bashkinë, atëherë Lezha do bëjë hapa pas. Nga ana tjetër ai i dërgoi një tjetër sinjal drejtësisë. Pas një periudhe qetësie, Kryeministri deklaroi se Meta e Berisha e kanë vendin para drejtësisë.
“Janë të zhytur në probleme që do i zgjidhë drejtësia, e cila vonon por nuk ka shans të harrojë. Këta kanë halle që mos i pastë kush dhe do zgjidhin problemet e Lezhës. Ata janë vet pengje dhe mendojnë se sa më shumë njerëz të marrin peng do kenë më shumë mundësi të negociojnë të ardhmen e tyre. Iluzion kot pa lidhje”, tha Rama.
Duket se mesazhi ishte për SPAK. Pak muaj më parë Rama kërkoi hapur hetimin e tyre, por pas ndërhyrjes së ambasadores se po cenohej paanësia e drejtësisë u tërhoq. Si duket në prag fushate Rama kujtohet që Meta e Berisha duhet të arrestohen.
Më tej ai i cilësoi Metën e Berishën si dy marrë që dua të mbajnë peng vendin. Sipas Ramës, ata nuk janë e ardhmja dhe për këtë arsye u kërkoi lezhianëve që të mos votojë për kandidatin e djathtë.
“U jep jetën u jep karrierën dy hijeve, mesiguri ka një problem me sistemin e vendimmarrjes në kokën e vet, i ka humbur pini. Këto janë zgjedhje të arta fare. Shkojmë para apo kthemi mbrapa. Unë mendoj se Lezha nuk do e bëjë atë gabim se do jetë gabim shumë i madh sepse do t’i mbyllë vetes rrugën dhe do kthehet në mish për top e një lufte me mullinjtë e erës të dy të marrëve dhe të dy të mbyturve që të mbysin”, tha Rama.
Ajo që ra në sy është fakti se dhe në Lezhë vijoi show i mbjelljes ë pemëve. Pas takimit, Rama me kryebashkiakun dhe deputetët mbollën disa pemë te shëtitorja kryesor i qytetit. /Pamfleti
Lini një Përgjigje