TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 15:36

Çfarë u diskutua me Escobar-in? Meta nuk mohon ultimatumin amerikan për aleancën me “non gratën”

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë u diskutua me Escobar-in? Meta nuk mohon ultimatumin amerikan

Kreu i PL, Ilir Meta ka shtuar dyshimet se i dërguari i DASH, Gabriel Escobar i ka dhënë mesazhe dhe porosi të forta për Sali Berishën. Takimi mes tyre ngriti shumë pikëpyetje. Kur Meta ishte president, Escobar nuk i shkeli në zyrë, mirëpo dje pati një takim të gjatë mes tyre dhe nën “rrogoz” flitet se SHBA e ka paralajmëruar në raportet e tij me Berishën. Meta po mundohet të mbajë në këmbë ish-kryeministrin dhe sinjalet janë se është paralajmëruar nga zyrtar i DASH.

Kjo gjë nuk u mohua as nga vetë Meta. Ai doli sot para gazetarëve dhe u pyet nëse mori porosi për aleatin e tij. Meta dredhoi duke mos e mohuar një gjë të tillë.

Përmes komunikatës zyrtare i kam bërë të qarta çështjet kryesore dhe qëndrimet e PL-së. Marrëdhëniet tona janë të vazhdueshme dhe të hapura me SHBA-të. Kemi marrëdhënie të vazhdueshme në Tiranë dhe në Uashington. Është e rëndësishme që SHBA-të janë të përkushtuara për parimin e demokracisë në Shqipëri, nivelin e korrupsionit dhe të mbizotërojë demokracia dhe vullneti i lirë. Jam i bindur se kyebashkiakët e opozitës që vijnë përmes një procesi të jashtëzakonshme, Primaret, do të jenë zëdhënës të shkëlqyer të institucioneve ndërkombëtare, si USSAID që ndihmojnë për të realizuar projekte. Parimet që ata do të udhëhiqen janë të transparencës dhe e qeverisëses së mirë. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ do të dalë fituese”, tha Meta.

Mbetet të shihet se si do të jenë sjelljet e Berishës karshi Metës, pasi flitet se “doktori” e ka humbur besimin te aleati i tij, i cili mundohet të mbajë dy “kunguj në një sqetull”.

meta berisha escobar

Lini një Përgjigje