
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është hedhur shorti për renditjen në fletën e votimi për kryebashkiakët në zgjedhjet e 14 majit.
KQZ ka hedhur të parin shortin për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit për kryetar të bashkisë Tiranë.
Në 14 Maj i pari në fletën e votimit nga kandidatët për bashkinë e Tiranës do të jetë Arlind Qorri.
Më pas vjen komunisti Marko Dajti. E treta Lajla Përnaska nga PDIU. Erion Veliaj që kërkon një tjetër mandat renditet i katërti dhe rivali i tij kryesor, Belind Këlliçi i pesti.
Në fund të fletës së votimit është Roland Bejko i PD-së zyrtare.
Renditja:
Bashkia Tiranë
1- Arlind Qorri (Lëvizja Bashkë)
2- Marko Dajti (Front i Majtë)
3- Lajla Përnaska (PDIU)
4- Erion Veliaj (PS)
5- Belind Këlliçi (Bashkë Fitojmë)
6- Roland Bejko (PD)
Ndërsa të parat që u shortuan për Këshillat Bashkiakë ishin tre subjektet zgjedhore, që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki, si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste.
Pas hedhjes së shortit rezultoi që koalicioni Meta-Berisha do të jenë të parët në listë, PS e dyta, ndërkohë që partia e Agron Dukës do të renditet e treta. Sa i përket Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, e cila garon në 57 bashki për këshillat bashkiakë, do të renditet e 9.
Lini një Përgjigje