Kandidari për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci ditën e sotme ka zhvilluar një takim me komunitetin e FK Shkodra.
Gjatë takimit, Benet Beci shpalosi disa nga planet që ka nëse merr drejtimin e Shkodrës, ku e quajti një shtyllë kryesore sportin.
Ndër të tjera ai u shpreh se një nga projektet që ka në dorë tani është projekti i hyrjes së Shkodrës, që është i mbaruar dhe gati për t’u futur në financim së shpejti.
“Për mua është shumë kënaqësi e veçantë me u taku me ju. Me profesorin e kemi diskutuar edhe disa kohë më parë për disa nga problemet që ka pas me sportin edhe shqetësimet që janë ngritur. Sigurisht për mendimin tim, por dhe historikisht çfarë përfaqëson Shkodra, sporti është shtylla kryesore të krenarisë sonë si shkodranë. Ndihem jashtëzakonisht shumë i nderuar që jam me ju.
Si kandidat për Bashkinë e Shkodrës, unë punoj dhe kam filluar punën menjëherë për të përgatitur disa nga propozimet kryesore ose programin kryesor të punëve që do bëjë bashkia nesër. Sigurisht unë vij nga një eksperiencë e manaxhimit. Por e di shumë mirë sa e rëndësishtme është sporti për shëndetin, mëndjen aktivizimin e rinisë. Është një nga akset kryesore të punës së Bashkisë dhe të mbështetjes që Bashkia sot e më tej duhet të bëjë edhe për sportin. Po ashtu edhe qeveria qëndrore ka një rëndësi të jashtëzakonshme për këtë gjë.
Këto shpeshherë na kanë munguar dhe shpeshherë mendoj që nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Por që të fillojmë këtë punë dhe që të fillojmë të bëjnë diçka së pari duhet të bisedojmë me grupet e interesit, me njerëzit që e kanë provuar, me njerëzit që përpiqen çdo ditë për të bërë këtë punë. Nuk është fjala për të bërë fjalë, nuk është fjala për të bërë plane. Është fjala për të bërë një punë konkrete që nesër ne të themi që e morëm këtu dhe e çuam këtu, e filluam në këtë nivel dhe pas pak kohësh t’ia shohim rezultatet. Një nga projektet që kemi në dorë tani është projekti i hyrjes së Shkodrës, që është i mbaruar dhe gati për t’u futur në financim së shpejti. Sipas projektit që është tani, e gjitha kjo zona që do të bëhet shëtitore, lulishte, panoramike, për të parë nga liqeni dhe e vizitueshme, pjesa e hyrjes.
Një kënd i madh aty është konceptuar si kënd sportiv, publik. Për mua do të jetë një nga projektet shumë të vlefshmee për Shkodrën, për qytetin, për sportin edhe për rininin për të kaluar kohën por njëkohësishte edhe tu ushtruar.”, tha Beci ndër të tjera.
Lini një Përgjigje