TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 14:25

Akuzoi Ramën për atentatin në Vaun e Dejës, Balla i kthehet Berishës: Bëj denoncim nëse ke prova, ndryshe hesht!

Shkruar nga Pamfleti

Akuzoi Ramën për atentatin në Vaun e Dejës, Balla i kthehet

Pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se pas atentatit me tritol ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës qëndron kryeministri Edi Rama, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla i ka bërë thirrje Berishës se nëse ka prova për këtë ngjarje duhet të bëjë denoncim, dhe duhet t’i depozitojë ato në Prokurori ose ndryshe të heshtë pasi mund të akuzohet për ‘moskallëzim krimi’.

“Para pak minutash foltorja u bë pis, siç ka ndodhur që prej vitit 1997, kur Berisha është rikthyer në këtë sallë. E ka bërë pis, vazhdon ta bëjë dhe më shumë prej 19 majit 2021 kur SHBA e shpalli non-grata. Më lejoni që të jap një konstatim, se sa herë që ndodh një ngjarje, i pari që del të bëjë denoncuesin, prokurorin, policin, është Berisha. E ka bërë këtë në të gjitha rastet. Edhe në 12 shtator 98-ës, që sapo kishte ndodhur një ngjarje e rëndë, doli dhe ngriti akuzën. Asokohe akuzonte kryeministrin e asaj kohe, Fatos Nanon dhe faktet treguan se ishte komplet një histori tjetër. Ky personi që bën akuzuesin ishte një ndër personat e lidhur që e qiti mikun e tij, bashkëpunëtorin e tij në pritë. Përgëzoj ministrin e Brendshëm që nuk u përfshi në një përgjigje, se përgjigjen duhet ta japin institucionet. Ka ndodhur një ngjarje në Vaun e Dejës, ajo duhet hetuar, por nuk e bën politika policin dhe prokurorin. E sfidoj Berishën, ka një nen në kodin penal që moskallëzimin e krimit dënohet. Zotëria tha se ka emra, të shkojë t’i çojë në prokurori, por nëse s’i kallëzon dënohet. Nëse s’keni prova, prini dhe mbyllni gojën se mund të ketë gjëra që si dihet.”, tha Balla.

rama atentat balla berisha denoncim prova

Lini një Përgjigje