TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Prill 2023, 15:33

“Rama ka për të paguar si Çeçua”, Salianji për gjyqin në Arbitrazh: Për tekat e kryeministrit, shqiptarët do i paguajnë 110 mln euro Becchetti-t

Shkruar nga Pamfleti

“Rama ka për të paguar si Çeçua”, Salianji

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është shprehur se gjoba prej 110 milion eurosh që Shqipëria duhet ti paguaj Becchetit, erdhi si shkak i teka të kryeministri Rama.

Salianji tha se Rama do t’ia paguaj si “çeçua” paratë Becchetit, pavarësisht retorikës së shpifur që ai përdor se nuk do të paguaj asgjë.

Ndërsa sa i takon tërheqjes së Shqipërisë nga Arbitrazhi, deputeti i PD tha se nuk është në diskrecionin e Shqipërisë apo të kryeministrit nëse merr pjesë apo jo, pasi kontratat janë firmosur.

 “Rama për shkak të përfshirjes në këtë aferë, ku për shkak të tekave të Kryeministrit do u duhet t’i paguajnë minimalisht 110 milion euro Becchetti-t. Nuk është në diskrecionin e Shqipërisë apo të kryeministrit merr pjesë apo jo, janë kontrata të firmosura. Për shkak të luftës që u bën Rama mediave sot Shqipëria do paguajë këtë shifër. Për shkak të aferës ku është përfshirë nuk lejon ngritjen e Komisionit Hetimor, nuk jep avokati i shtetit asnjë përgjigje se sa janë detyrimet që ka Shqipëria në gjyqet e Arbitrazhit. Është retorikë politike e shpifur, nëse ai është kriminel dhe posedon apo ka në pronësi një televizion, institucionet shqiptare duhet të vendosin përmes shkresave dhe letrave, ta çojnë në gjykatë për të vazhduar proceduarat. Nëse i jep 110 mln euro një krimineli është problem i Ramës, këto para i jepen për shkak të shkeljes së të drejtave. Çfarë thotë Rama nuk duhet dëgjuar sepse deri më sot ka treguar se gënjen e mashtron nga mëngjesi deri në darkë.Nuk ka për të ndodhur dalja nga Arbitrazhi, janë budallëqe që thuhen për të tollovitur dynjanë sikur ka ndonjë gjë në dorë. Rama ka për ti paguar si çeçua çdo para të abuzim që bën në kurriz të funksionit që ka”, tha Salianji.

arbitrazhi beccheti 110 mln euro

Lini një Përgjigje