
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se kjo qeveri i ka shfrytëzuar shqiptarët dhe vendin në mënyrë të pashpirt për interesat e tyre.
Gjatë fjalës së tij në Maliq, aty ku prezantoi dhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Alfred Gega, ish-kryeministri foli edhe për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi.
Më tej ai komentoi deklaratat e qeverisë së kryeministrit Edi Rama për sjelljen e fuqisë punëtore nga Bangladeshi e Sri Lanka, ku sipas Berishës, ata se po sillen në vend për qëllime të trafikut të qenieve njerëzore dhe jo për të punuar.
“I gjithë ky entuziazëm, kjo frymë është energjia e ndryshimit të shumëpritur. Është fryma e një fitoreje e cila më datë 14 maj, jo vetëm do të vendosë Alfred Gegën si qytetar të parë të Maliqit, dhe kandidatë të Primareve në mbarë vendin, por është fryma e triumfit të demokracisë, vlerave, fryma e ndryshimit të madh, është fryma e cila do të shpëtojë shqiptarët nga pushteti i atyre që përdorën atë në mënyrën më të shfrenuar për pasurimin e vet. E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për vjedhjen tuaj. E përdorën atë në mënyrën më të pamëshirë për mashtrimin tuaj. E përdorën atë në mënyrë të pamëshirë për përzënien tuaj nga votat tuaja, dhe sot të pashpirt, të pangopur, pasi kanë përzënë 1 milionë shqiptarë në 8 vite deklaronin se do sjellim familjarë dhe punëtorë nga Sri Lanka, Bangladeshi dhe India. Dhe këta, iu garantoj për trafik të qenieve njerëzore, dhe jo për të punuar këtu. Këto zgjedhje janë zgjedhjet e jetës sonë. Sot jemi kombi që braktisim më shumë vendin”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje