
Një zhvillimi papritur ka ndodhur sot në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, pasi Partia e Lirisë ka kërkuar që në fletën e votimit të vendoset emri i Sali Berishës. Ilirian Celibashi pak ditë më parë vendosi që të mos përfshihej emri i kryetarit, por për PD duhet emri i Ilir Metës. PL kërkoi që emri të mos përfshihej fare, por sot ka ndërruar mendje dhe kërkon që si drejtues koalicioni të jetë emri i Berishës.
Vetë përfaqësuesit e Partisë së Lirisë janë shprehur se ata kanë marrë mendimin e të gjitha partive të koalicionit dhe ka dakordësi që emri në flet të jetë ai i Sali Berishës. Ndërkohë vetë anëtarët e KAS i vunë në pah faktin se komisioneri kërkoi në mbledhjen e pak ditëve më parë që të vihet në fletën e votimit emri i njërit prej kryetarëve të partive që përbëjnë koalicionin. Vetë Ilir Rusmali pyeti nëse Berisha figuron si kryetar në një prej këtyre partive. “Është drejtues në këtë tre parti? Është anëtar i forumeve në këto 3 parti?”, pyeti Rusmali. Kjo solli dhe debate në sallë pasi përfaqësuesi i PL i kujtoi faktin që ka qenë ministër i Berishës.
“Jeni në dijeni të faktit që Komisioneri Publik ka ndalur regjistrimin e Sali Berishës në zgjedhje? Keni marr pëlqimin e deputeti Sali Berisha kur keni bërë këtë kërkesë”, tha Rusmali.
Debatet
Ilir Rusmajli: Me cilën nga partitë e koalicionit ka lidhje Sali Berisha
Përfaqësuesit e koalicionit: Në raport me të gjitha partitë, është lideri historik i PD
Ilir Rusmajli: Është kryetari i ndonjë partie
Përfaqësuesit e koalicionit: Drejtojuni Gjykatës.
Ilir Rusmajli: Është deputet
Përfaqësuesit e koalicionit: Jo është i pavarur
Ilir Rusmajli: Është anëtarë i forumeve drejtuese
Përfaqësuesit e koalicionit: Berisha ka qenë kryeministër, kur ti ka qenë zv i tij
Ilir Rusmajli: Na intereson momenti aktual. A është apo jo kryetar i ndonjë partie?
Përfaqësuesit e koalicionit: Nuk e e kërkon ligji
Ilir Rusmajli: Keni marrë pëlqimin e deputetit Sali Berisha kur keni bërë këtë njoftim?
Përfaqësuesit e koalicionit: Është bërë nga Endrit Braimllari
Marrëdhëniet me KQZ, përfaqësohen nga Partia e Lirisë si parti udhëheqe
Ilir Rusmajli: Parti udhëheqese? Ku është shkruar?
Përfaqësuesit e koalicionit: Në marrëveshje
Ilir Rusmajli: Është pra e shkruar në marrëveshje
Përfaqësuesit e koalicionit: Është detyrim ligjor
Ilir Rusmajli: Duhet të jemi të qartë. Fakti që politikisht udhëhiqet nga Berisha është publike, pro flasim për raportin juridik. U trembëm dhe thamë mos është mbledhur forumi është shkarkuar Ilir Meta dhe është vendosur Sali Berisha. E eliminojmë, se raport juridik me Berishës dhe Partisë së Lirisë nuk ka
Përfaqësuesit e koalicionit: Në fakt që u trembët me vjen se paskeni pasur traumë nga Berisha
Lini një Përgjigje