TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2023, 15:20

KAS rrëzon kërkesën e PD-së, Qerim Ismailaj mbetet kandidat për zgjedhjet e 14 majit

Shkruar nga Pamfleti

KAS rrëzon kërkesën e PD-së, Qerim Ismailaj mbetet kandidat

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar një kërkesë të Partisë Demokratike për të mos regjistruar kandidatin e Partisë Socialiste në Mallakastër, Qerim Ismailaj.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa gjatë seancës tha se Ismailajt ende nuk i ka përfunduar afati i ndalimit për të kandiduar në zgjedhje, pas një dënimi të marrë nga gjykata.

Dispozitat ligjore pengojnë Qerim Ismailjan të kandidojë për Bashkinë e Mallakastrës. Në 2025 mund të kandidojë ky zotëria sipas ligjit, tani nuk mund të kandidojë dot. Duhet të kandidojë pasi të mbarojë 2-vjeçarin e ndalimit që parashikohet në ligj. Në 2022 doli falsifikator, u dënua në gjykatë. Ky nuk është për verifikim, ky është për tu ndaluar për të kandiduar. Është dënuar me 6 muaj burgim, në bazë të ligjit nuk duhet të kandidojë. Kur ti mbarojë periudha e ndalimit le të vijë të votohet”, tha përfaqësuesi i PD-së.

Me shumicë votash, KAS vendosi rrëzimin e ankimit të PD për përjashtimin nga zgjedhjet te kandidatit të PS në Mallakaster, Qerim Ismailaj.

kas pd kërkesa rrëzohet

Lini një Përgjigje