
Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas ngjarjes që tronditi Shëngjinin këtë të mërkurë, ku një person i maskuar si polic, ekzekutoi biznesmenin, Ardian Nikulaj në ambientet e lokalit të tij.
Në reagimin e tij Ndreu i shprehu ngushëllimet familjes së biznesmenit Nikulaj dhe kërkoi nga organet e rendit dhe prokurorisë që të zbardhin sa me shpejt ngjarjen, për të vënë përballë ligjit autorët.
“I tronditur nga ngjarja e sotme ne Shëngjin ku ngeli i vrarë Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anëtar i këshillit bashkiak! Një ngjarje e tillë është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë publike në qytetin tonë! Kërkoj me forcë nga organet e rendit dhe prokurorisë që të zbardhin sa me shpejt ngjarjen, për të vënë përballë ligjit autoret e kësaj ngjarje te shëmtuar! Shpreh ngushëllimet e mia familjes se tij dhe të afërmeve për këtë humbje kaq tragjike!”, ka shkruar Pjerin Ndreu.
Lini një Përgjigje