TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2023, 17:17

Nuk ndalen manovrat, Ilir Meta ndryshon mendje dhe kërkon emrin e Berishës në fletën e votimit: Është ai drejtues i koalicionit

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ndalen manovrat, Ilir Meta ndryshon mendje dhe kërkon emrin e

Nuk kanë fund bëmat e dyshes Meta-Berisha sa i takon fletës së votimit. Pasi bënë një luftë të fort që koalicioni “Bashkë Fitojmë” të mos e ketë emrin e kryetarit, sot kanë bërë një tjetër lëvizje.

Ilirian Celibashi për herë të parë në 30 vite vendosi që krah koalicioneve të mungojë emri i kryetarit të partisë drejtuese. Pra nuk u lejua të vihej emri i Ilir Metës, kjo pasi Berisha e di që demoralizohen demokratët.

PD ju drejtua me ankesë Komsionit të Sanksioneve dhe Ankesave , ku ka kërkuar që në fletën e votimit të jetë emri i Ilir Metës. Mirëpo koalicioni i ka paraprirë vendimit të KAS dhe ka shpallur Berishën si kryetar të koalicionit. Për këtë arsye ata kanë kërkuar që të jetë emri i tij në këtë fletë dhe jo i Metës.

Në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij,  ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha”, thuhet në shkresën që mban firmën e përfaqësuesit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari.

Ndërkohë momentalisht Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është duke zhvilluar diskutime dhe do të merret vendimi se si do të jetë formati i fletës së votimit.

Vetë përfaqësuesit e Partisë së Lirisë janë shprehur se ata kanë marrë mendimin e të gjitha partive të koalicionit dhe ka dakordësi që emri në flet të jetë ai i Sali Berishës. Ndërkohë vetë anëtarët e KAS i vunë në pah faktin se komisioneri kërkoi në mbledhjen e pak ditëve më parë  që të vihet në fletën e votimit emri i njërit prej kryetarëve të partive që përbëjnë koalicionin. Vetë Ilir Rusmali pyeti nëse Berisha figuron si kryetar në një prej këtyre partive. “Është drejtues në këtë tre parti? Është anëtar i forumeve në këto 3 parti?”, pyeti Rusmali. Kjo solli dhe debate në sallë pasi përfaqësuesi i PL i kujtoi faktin që ka qenë ministër i Berishës.

 

berisha meta fleta e votimit

Lini një Përgjigje