TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2025, 18:22

“Foltorja”, Berisha akuza Ramës, Sorosit dhe Yuri Kimit: Donin një Shqipëri pa opozitë, por ne kishim ideale

Shkruar nga Pamfleti
“Foltorja”, Berisha akuza Ramës, Sorosit dhe Yuri Kimit: Donin
Berisha në "Foltoren" e Elbasanit

Elbasani ishte ndalesa e rradhës së kreut demokrat, Sali Berisha, në kuadër të turit të “Foltoreve” që ka nisur me demokratët në të gjithë vendin, duke denoncuar qeverinë e Edi Ramës dhe atë që e konsideron si farsa zgjedhore e 11 majit.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, teksa shoqërohej nga Tomor Alizoti, drejtues politik për Qarkun e Elbasanit, Berisha tha se Rama e George Soros donin një Shqipëri pa opozitë. Jashtë vëmendjes së akuzave nuk ka mbetur as Yuri Kim, ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë.

“Shqipëria pa opozitë apo me një fals opozitë ishte një vendim makabër jo vetëm i Edi Ramës, por dhe i George Soros dhe mafies ndërkombëtare.

Mirëpo ne demokratët jemi njerëz të idealeve. Në 1990-ën ne u ngritëm për idealet e lirisë.

Në 1990-ën ne u ngritëm për interesin kombëtar. Ne u ngritëm për integrimin e Shqipërisë në Europë.

“Foltorja”, Berisha akuza Ramës, Sorosit dhe Yuri Kimit: Donin

U ngritëm pra për besimin tek Zoti, tek familja, dhe këto vlera janë sa hyjnore, aq dhe tokësore. Është një krim i shëmtuar të sulmosh një forcë politike që u përmbahet parimeve më të larta njerëzore. Por kjo ndodhi.

Çfarë nuk u bë ndaj nesh. Do të citoj këtu një diplomat të shquar, i cili u ftuar nga Yuri Kim, pas sanksionimit tim, 4 ambasadorët kryesorë dhe ajo kërkon që të solidarizohej me vendimin tonë, të diktuar nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Soros.

Ky diplomat i thotë jo. Nuk solidarizohem. Pse i pyet ajo? Nuk solidarizohem, thotë, së pari, sepse ju nuk na pyetët kur e morët këtë vendim.

Së dyti, se nuk keni absolutisht asnjë fakt. Jo tha, kemi, jo s'keni. Edhe në mënyrë asgjësuese, në prani të 4 të tjerëve i tha, jo s'keni asnjë fakt. Por tha, ju ja ktheu, por më e keqja dhe që s'e pranojmë ne kurrë, se ju e bëtë këtë për të ndihmuar qeverinë dhe godit opozitën.

“Foltorja”, Berisha akuza Ramës, Sorosit dhe Yuri Kimit: Donin

Dhe ne besojmë që vendi duhet të ketë qeveri dhe opozitë, dhe jo vetëm qeveri.

E vërteta është se kjo platformë u zbatua në mënyrën më të pamëshirshme mbi ju, mbi demokratët që guxuan edhe njëherë të ngriheshin me forcën më të madhe ndaj kësaj padrejtësie që nuk kishte përjetuar ndonjë forcë politike në histori”, tha Berisha.

berisha foltore elbasan

Lini një Përgjigje