
Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, nga çdo aktivitet parlamentar për 30 ditë.
Kjo kërkesë e opozitës vjen pas debatit të zhvilluar ditën e djeshme në seancën maratonë mes Ballës dhe Sali Berishës.
Shkak për këtë kërkesë është bërë një frazë e thënë nga Balla: "flisni për lepuj, por për folët për lepuj duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin e pritë e sjell zagari".
Kjo ishte kthim përgjigje për Berishën, i cili në foltore e cilësoi Endrit Shabanin si ‘lepur i Surrelit’ duke nënkuptuar se ai është shërbëtor i Edi Ramës.
Demokratët kanë pretenduar se Balla i është referuar atyre si zagarë dhe kjo ka bërë që ata të kërkojnë përjashtimin e tij nga aktivitetet parlamentare për 30 ditë.
Lini një Përgjigje