TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2025, 15:44

Kushtetuesja kalon për shqyrtim në seancë akimimin e Ramës për Ballukun

Shkruar nga Pamfleti

Kushtetuesja kalon për shqyrtim në seancë akimimin e Ramës

Vendimi u mor me 5 vota pro dhe 3 kundër...

Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të kalojë për shqyrtim ankimimin e paraqitur nga kryeministri Edi Rama kundër vendimit të GJKKO-së, e cila pezulloi Belinda Ballukun nga detyra si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi nga Kushtetuesja u mor me 5 vota pro dhe 3 kundër, duke e bërë kështu çështjen të kalojë në një fazë të re procedurale, ku trupa e plotë e gjyqtarëve do të analizojë në themel argumentet e qeverisë dhe ligjshmërinë e masës së përdorur nga GJKKO.

Me këtë vendim, Kushtetuesja vlerëson se kërkesa e qeverisë plotëson kushtet formale për t’u shqyrtuar, por nuk jep ende një qëndrim mbi themelin e çështjes. Seanca e ardhshme do të përqendrohet në pyetjen qendrore: a ka të drejtë një gjykatë penale të pezullojë një anëtar të kabinetit qeveritar, apo ky veprim cenon balancat kushtetuese dhe funksionimin e ekzekutivit?

Qeveria pretendon se masa e pezullimit ndërhyn në kompetencat e saj dhe paralizon vendimmarrjen institucionale, ndërsa kritikët e ankimimit e shohin këtë hap si presion ndaj drejtësisë dhe si tentativë për të ndërhyrë në hetimet e hapura ndaj Ballukut.

Vendimi përfundimtar i Kushtetueses pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike dhe në marrëdhëniet mes ekzekutivit dhe sistemit të drejtësisë.

Kujtojmë se më 20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i ndaluar gjithashtu të drejtën për të dalë jashtë vendit. Ajo është marrë e pandehur për procedurat në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe. /Pamfleti

balluku rama kushtetuesja

2 Komente

  1. J
    Jsna18

    Mbi kushtetutën nuk dilet

    1. D
      Demir Abazi

      POR FAKTET E KRIMIT .TE VJEDHJES.50.MILJONVE JANE ATY. TE DEKUMENTUARA. PROKURORET DRITANI* ALTIN DUMANI DOTE JUA PERPLASIN NE FYTYRE ATYRE TE 5ESTEVE ......E KUTONI QE PASAPORTA.E LEJON TE SHKOJ PER AZIL...... BUJANA

      Lini një Përgjigje