Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhje me kërcënimin me jetë të gazetarit Osman Stafa ditën e djeshme.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha deklaroi se kërcënimet janë bërë nga mafia qeveritare dhe kjo sipas tij vjen vetëm një muaj pasi u kërcënua gazetari italian Ranuci.
Berisha theksoi se ‘gazetari Stafa me investigimet e tij ka provuar para shqiptarëve dhe mbarë Evropës se regjimi i Ramës në spitalin Onkologjik ka kryer krime kundër njerëzimit’.
"PD denoncon dhe dënon me forcën më të madhe kërcënimin me jetë nga mafiozë qeveritarë apo të lidhur me shtetin, të gazetarit Osman Stafa, i cili ndodhet i pranishëm në këtë sallë. Kërcënimi i gazetarit Osman Stafa, vjen vetëm një muaj pasi mafia më e rrezikshme e Europës, mafia e Edi Ramës, i vendosi minën gazetarit të njohur italian, Ranuçi, për emisionin e tij kundër mafies shqiptare.
Osman Stafa, me investigimet e tij, ka provuar para shqiptarëve dhe mbarë Europës se regjimi i Edi Ramës në Spitalin Onkologjik ka kryer krime kundër njerëzimit. Se të sëmurët, me sëmundje neoplazike, janë privuar nga ilaçet jetike në betejën e tyre me sëmundjet.
Se të sëmurët me këto sëmundje, janë privuar nga aparaturat e domosdoshme të diagnozës dhe mjekimit të këtyre sëmundjeve. Se këto qëndrime, që tejkalojnë çdo imagjinatë, kanë kushtuar me qindra e qindra vite jetë të këtyre të sëmurëve të marrë së bashku.
Edi Rama është kryeministri i parë që pohon publikisht se ilaçet nuk i siguruam sepse të sëmurët me këtë sëmundje ishin shumë. Nuk ka deklaratë më cinike, më çnjerëzore se sa një deklaratë e tillë.
Të pretendosh se një shtet, që në 12 vite administron 67 miliardë euro buxhete, të deklarojë se nuk ka ilaçe se të sëmurët janë shumë, është absolutisht si të firmosë me dorë dënimin e tyre kapital. Është papërgjegjshmëri ekstreme dhe krim kundër njerëzimit.
Dhe, duhet të them këtu, se në investigimet e tij, Osman Stafa ka faktuar se në shumë raste kanë qenë vjedhjet dhe abuzimet për interesa mafioze pasurimi, të atyre që kanë plaçkitur, kanë bërë tenderin dhe nuk kanë sjellë një ilaç të vetëm, drejtorë kryesorë të spitalit dhe ministra", tha Berisha.
Lini një Përgjigje