TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2025, 12:09

Ish-deputeti i PS sulmon Ramën: Shqipëria ka një kryeministër që vetëm prish, dhunon dhe minon pasurinë

Shkruar nga Pamfleti
Ish-deputeti i PS sulmon Ramën: Shqipëria ka një
Ish-deputeti i PS sulmon Ramën

Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme, ku kërkoi që investitorët e huaj të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Kosta ka theksuar se kemi një kryeministër që prish, dhunon, minon pasuritë e shqiptarëve dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj që të investojnë në Shqipëri.

"Dëgjova dje në një bisedë me forumin ekonomik nga Kryeministri : se duhet të investojnë të huaj në Shqipëri...!

Kemi një kryeministër që PRISH, DHUNON, MINON pasurinë që mezi është vënë nga bijtë e tij!...dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj...! Si të zë vendi...", shkruan ai.

Kosta njihet si pronar i ‘SKy Tower’ në ish-bllok.

Kryeministri Edi Rama iu bëri thirrje investitorëve të huaj që të investojnë në Shqipëri.

I pranishëm në “Forumin Ekonomik të Tiranës”, Rama tha se vendi është në transformim të shpejtë dhe se investimet duhet të bëhen tani, përpara se mundësitë të ngushtohen.

“Besoni te kjo Shqipëri që po ngrihet, investoni në këtë Shqipëri që po transformohet, bëhuni pjesë e historisë së suksesit që ne po ndërtojmë, përpara se të jetë vonë. Shqipëria nuk është shumë e madhe, kështu që vraponi e nxitoni përpara se hapësirat të mbyllen.”, daklaroi shefi i qeverisë.

Kryeministri renditi edhe sektorët ku qeveria është e gatshme të mbështesë investitorët me stimuj fiskalë. 

“Ne mirëpresim partneritete që ofrojnë dijen, ekspertët, inovacionin. Investimi sot do të thotë që të hyjmë në tregun e nesërm dhe ne ftojmë të gjithë që të angazhohen në katër shtylla strategjike që do të përcaktojnë 10-vjeçarin tonë të ardhshëm: Energjia e gjelbër, me një nga peshat më të larta të energjisë së rinovueshme në botë dhe një ambicie të qartë për t’u bërë jo vetëm eksportues neto, por edhe nyje energjetike rajonale.

Gjithashtu infrastruktura moderne, që do ta kthejë Shqipërinë në një kryqëzim logjistik mes Ballkanit dhe Europës.

Gjithashtu turizmi cilësor dhe i qëndrueshëm, ku bukuria natyrore bashkohet me trashëgiminë dhe autenticitetin për të krijuar destinacione gjatë gjithë vitit me vlera të larta dhe standarde të larta.

Teknologjia dhe inovacioni, me një ekosistem start-up-esh në rritje, talente në IT, në inteligjencë artificiale, në FinTek dhe industri kreative që formësojnë ekonominë e re.

Këto janë sektorët ku Shqipëria po ecën me shpejtësi dhe ku qeveria është e gatshme të mbështesë investitorët me stimuj fiskalë.” ,tha Rama.

ish-deputeti i ps sulmon ramën shqipëria ka një kryeministër që vetëm prish

Lini një Përgjigje