TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2025, 22:46

Endri Shabani, Avokati i ri i Popullit; siguron 85 vota në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Endri Shabani, Avokati i ri i Popullit; siguron 85 vota në Kuvend
Endri Shabani

Opozita e bojktoi procesin e votimt për Avokatin e Popullit...

Endri Shabani është zgjedhur Avokati i ri i Popullit.

Pavarësisht debateve dhe përplasjeve që pati mes mazhorancës dhe opozitës, socialistë në fund të seancës maratonë hodhën në votim të gjitha kandidaturat.

Në fund ai që mori besimin e socialistëve ishte ish-kreu i Nismës Thurje. Ai u zgjodh me 85 vota pro dhe 3 kundër. Opozita e bojktoi procesin, pasi më herët u tërhoq nga firmat. 

Endri Shabani ka lindur më 8 shkurt 1985. Shabani ndoqi studimet e mesme në Institutin Harry Fultz dhe u diplomua për drejtësi në Universitetin Luarasi në Tiranë. Më pas, në vitin 2013, ka vazhduar masterin në drejtësi në Universitetin e Oksfordit (Pembroke College) në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vitin 2014 Shabani fitoi bursën prestigjoze Clarendon për studime doktorale në departamentin për politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Oksford të cilat i përfundoi në vitin 2020.

Shabani ka një doktoraturë në shkenca politike nga Universiteti i Oksfordit (St Antony's College).

Në vitet 2007-2011 Shabani ka punuar si menaxher projekti për Transparency International Albania. Më pas ka qenë për rreth një vit konsulent për Këshillin e Evropës në një projekt anti-korrupsioni në Shqipëri.

Nga 2011-2013 ka punuar si pedagog në Universitetin Luarasi.

Në vitin 2015 ka punuar për disa muaj si menaxher programi për Fondacionin Shoqëria e Hapur Shqipëri. Më 2017 ka qenë konsulent i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UN Ëomen) për Shqipërinë.

Nga 2018-2019 ka punuar si studiues dhe shkurtimisht si pedagog në Universitetin Sciences Po në Paris.

Aktualisht është këshilltar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, teksa ka drejtuar për shumë vite Nismën Thurje. Pas zgjedhjeve të fundit ai u largua nga drejtimi i saj.

Votimi në Kuvend

Tartar Bazaj / 1 pro,79 abstenim, 7 kundër

Aranita Brahaj / 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër

Skënder Haluci / 1 pro, 72 abstenim, 14 kundër

Adriana Kalaja / 0 pro, 69 kundër, 17 abstenim

Beism Ndregjoni / 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër

Endri Shabani / 85 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër

shabani avokat populli kuvendi

5 Komente

  1. 0
    007/2

    Një pazar i mbyllur me kohë midis Sali Berishës dhe Edi Ramës. Një pazar i mbyllur midis Edi Ramës dhe Toni Bler. Një pazar i mbyllur midis Edi Ramës dhe Xhorxh Soros. Një pazar i mbyllur midis Edi Ramës dhe klaneve Greke-Sërbe dhe Izraelite.

    1. E
      Ervis

      Per te qare a per te qeshur, ky super mashtrues qe me vota per peticion krijoi parti, ky njeri i shpifur kellire komuniste, pthu ropq!r

      1. v
        vk

        Republike Bananesh! Sa poshte ka rene ky vend! :(

        1. U
          Une

          Të gjitha janë të shtrenjta në këtë vend Vetëm shqiptari e shet veten me çmim të lirë

          1. U
            UNS

            Eshte i qarte lobimi i Lindes, si ish kreu i Open Society (Shoqeria e Hapur). Nuk eshte shkence. Ai beri punen e tij si ushtar, dhe tani mori rrisken e bukes se thate si shperblim. Kaq!

            Lini një Përgjigje