TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2025, 21:29

“Muret kanë sy e veshë”, Berisha ‘shkrin gazit’ socialistë: Kujdes Ulsi, është vetëm fillimi i tregimeve të mia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Muret kanë sy e veshë”, Berisha ‘shkrin

Kuvendi vijon prej orës 10.00 seancën maratonë ku do të miratohet buxheti, Avokati i Popullit dhe një sërë ligjesh të tjera.

Në mbrëmje foli ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkriu gazit socialistët. Në fjalën e tij Berisha ‘u kap' me Ulsi Manjën ku "dha detaje" mbi takimin në Kryeministri mes Belinda Ballukut, Edi Ramës dhe Ulsi Manjës.

Ti që shkove dëshmitar aty, në debatin shtatë orësh. E di si i tha apo jo atij? Më shih pak në sy, më shih i thoshte Lubija, sikur të ishte, më shih pak, më shih pak këtu. Ulsi. (Qesh) Absolutisht po.

Nga e mora vesh? Po muret kanë sy, kanë vesh, nuk e di, ti ruaju, kujdes. Kujdes! Kujdes! Kujdes, kujdes! Se, se, është vetëm fillimi i tregimeve të mia. Ju garantoj”, tha ai.

Lini një Përgjigje