TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2025, 20:47

"Krenar që kam qenë pjesë", Lefter Maliqi për 35-vjetorin e PD: Me Berishën drejt fitores

Shkruar nga Pamfleti

"Krenar që kam qenë pjesë", Lefter Maliqi për

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Lefter Maliqi, ka uruar 35-vjetorin e PD. Ai tha se nën drejtimin e liderit Sali Berisha, partia do të shkojë drejt fitores.

Ai ka kujtuar figurat që kanë kontribuar në Partisë Demokratike, si Azem Hajdari, Pjeter Arbënori, Gramoz Pashko dhe deri tek Sokol Olldashi e Gert Bogdani, teksa i cilëson si martirë dhe politikanë vizionarë të spikatur.

“Gëzuar 35 Vjetorin PD! Krenar që kam qenë pjesë e strukturave drejtuese si kryetar i gruoseksionit të PD-së, në ish Komunën Otllak, Anëtar Kryesie i Degës së PD Berat, Anëtar i Këshillit Kombëtar i PDSH për 8 vjet dhe Deputet 7 vjet. Uroj gjithë themeluesit, anëtarët e PD për sakrificat e tyre, i paharruar kujtimi i martirëve të Demokracisë dhe i politikanëve vizionarë të spikatur nga Azem Hajdari, Pjeter Arbënori, Gramoz Pashko dhe deri tek Sokol Olldashi dhe Gert Bogdani. Me besim se nën drejtimin e liderit Sali Berisha, Partia Demokratike do shkojë drejt fitores për të realizuar ëndrrën e studenteve të Dhjetorin 90 për Shqipërinë në BE. Gëzuar!”, shkruan Maliqi.

Lini një Përgjigje