TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Dhjetor 2025, 20:00

35-vjetori i PD, Berisha: Rama dhe Soros më shpallën non-grata, por narko shteti do të shkatërrohet!

Shkruar nga Pamfleti

35-vjetori i PD, Berisha: Rama dhe Soros më shpallën non-grata, por

Kreu i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e 35-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike. Berisha u shpreh se Rama ka grabitur pasuritë e shqiptarëve dhe po vuan një diktaturë të dytë.

Ai theksoi se Rama dhe Soros e shpallën non grata, ndërsa premton që do të shkatërrojë narko shtetin. Kreu i PD shton se mbështetja nga Soros po bie me shpejtësi.

“Edi Rama ka grabitur pasuritë e shqiptarëve në sasi më të mëdha se sa kanë grabitur në gjithë historinë e marrë së bashku të gjithë regjimet dhe pushtimet. Njëlloj si Hoxha dhe etërit e tij ka vrarë zgjedhjet e lira dhe i ka zëvendësuar në farsë elektorale. Në çdo aspekt që ta kapësh Shqipëria po vuan një diktaturë të dytë, arrestimi i kundërshtarëve, kontrolli i medias. Nëse ne u themeluam për pluralizmin politik, për dinjitetin njerëzor, familjen integrimin e Shqipërisë, arsyet që luftojmë janë më themelore, për shpëtimin e demokracisë. Luftojmë për shpëtimin e Shqipërisë se me shkallën e shpopullimit rrezikojmë zhdukjen e plotë në 5 dekadat që vijnë.

Ne do fitojmë. Vitet e fundit kanë qenë ndër më të vështira që ka kaluar forca jonë politike. Asnjë opozitë tjetër nuk do kishte mbijetuar sulmeve të padrejta që na u bënë. Ditëlindjet që kemi festuar vitet e fundit, kanë qenë në kushte të vështira. Disa herë pa simbole, një herë tjetër në kushte kur po arrestohej kryetari i saj. Ky përvjetor më i veçanti i 4 viteve të fundit për çdo demokrat. Atë që kemi arritur është shumë dhe jo pak. Na kishin grabitur simbolet e partisë. Në kishin izoluar padrejtësisht me anë të lobingjeve korruptive.

Sot lideri juaj është zv.presidenti i organizatës më të madhe të partive të qendrës së djathtë. Rama dhe Soros shpallën non grata Sali Berishën dhe përdorën prokurorinë politike. Ai që mori vendimin sot është shpallur non grata në vendin e tij si një nga mashtruesit më të mëdhenj të planetit. Na treguan barin por sot narko shteti po shkërmoqet. Mbështetja nga Soros po bie me shpejtësi”, tha kreu i PD.

berisha rama soros

Lini një Përgjigje