TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2026, 23:00

"Shqipëri e re"/ Tirana oshëtin nga cepi në cep, mijëra protestues marshojnë pa u ndalur

Shkruar nga Pamfleti

"Shqipëri e re"/ Tirana oshëtin nga cepi në cep,

Prej më shumë se pesë orësh, mijëra qytetarë vijojnë protestën dhe marshimin në rrugët e Tiranës. Ajo që nisi si një tubim para Kryeministrisë është shndërruar në një mobilizim masiv që po përshkon pa ndalim akset kryesore të kryeqytetit.

Marshimi qytetar nuk ka shfaqur asnjë shenjë lodhjeje edhe pas më shumë se pesë orësh në rrugë. Kolona të gjata protestuesish vijojnë të lëvizin nëpër Tiranë, duke kaluar nga bulevardi në qendër të qytetit, drejt Korpusit Universitar dhe më pas duke u rikthyer sërish në zemër të kryeqytetit.

Pamjet nga terreni tregojnë një pjesëmarrje masive, ku mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët dhe trotuaret, ndërsa marshimi vazhdon të tërheqë mbështetje edhe nga kalimtarë apo drejtues automjetesh që përshëndesin protestuesit me boritë e makinave.

"Shqipëri e re"/ Tirana oshëtin nga cepi në cep,

Në krye të marshimit janë kryesisht të rinj dhe të reja, të cilët prej orësh brohorasin slogane kundër klasës politike dhe kërkojnë një Shqipëri ndryshe. “Shqipëri e Re”, “Rama ik”, “Atdheu nuk shitet”, “Bashkohuni me ne” dhe “Edi Rama ka mbaru” janë disa nga thirrjet që dëgjohen vazhdimisht gjatë marshimit.

Atmosfera është shoqëruar edhe me këndimin e Himnit të Flamurit dhe këngëve patriotike, ndërsa flamujt kuqezi dominojnë kudo përgjatë itinerarit të protestës.

"Shqipëri e re"/ Tirana oshëtin nga cepi në cep,

Pavarësisht orëve të gjata në rrugë, energjia e protestuesve mbetet e lartë. Të rinj, studentë, familje dhe qytetarë të moshave të ndryshme vijojnë të ecin së bashku, duke e kthyer mbrëmjen në një nga mobilizimet më të mëdha që ka parë kryeqyteti në vitet e fundit.

Ndërsa protesta ka hyrë në ditën e nëntë, pjesëmarrësit thonë se lëvizja tashmë ka tejkaluar një kauzë të vetme dhe është shndërruar në një revoltë më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe klasës politike që ka dominuar vendin për dekada.

Pas më shumë se pesë orësh protestë dhe marshim, një gjë duket e qartë: mobilizimi nuk po zbehet, ndërsa rrugët e Tiranës vazhdojnë të oshëtijnë nga thirrjet e mijëra qytetarëve që kërkojnë ndryshim.

 

tiranamarshim

3 Komente

  1. Z
    Zani i Maleve

    Po me atë që po i bëhet Pacollit duke e shpronësuar nga aeroporti, a nuk është largim i investitorëve të rëndësishëm? A nuk është një shembull se këtu të vjedhin nëse nuk i pëlqen partisë së Ballukut? Çfarë përfitimi kanë shqiptarët kur miliarderët me jahte vinë në Shqipëri dhe e marrin naftën pa taksa, ndërsa bujku dhe shqiptarët e paguajnë shumë herë më shtrenjtë se këta miliarderët zhvillimorë të Ramës dhe partisë së Ballukut? Kështu e shohin shqiptarët edhe këtë katundin turistik që duan të bëjnë miliarderët me huqe! Asnjë përfitim për ne, vetëm rritja e çmimeve dhe një jetesë më e shtrenjtë që na e bën të pamundur mbijetesën në këtë vend. Përfundimi, është dëbim nga ky vend. Rama dhe daullet e tij na lodhën veshët vite me radhë me Argitën, Shkelzen Berishën dhe korrupsionin e tyre familjar kur babai ishte kryeministër. Erdhi në pushtet duke kundërshtuar këto veprime. Tani përfundoi duke punuar me Ivankën dhe me dhëndrin e Presidentit të SHBA-së. Kjo nuk është çështje mjedisi dhe turizmi, por blerje pushteti dhe pagesë %. Duke blerë ndikim në SHBA për të pasur pushtetin brenda e kështu paprekshmëri nga drejtësia. Këto protesta dhe përhapja ndërkombëtare po e bën të pamundur këtë blerje ndikimi politik. Madje tani do të bëhet një barrë për të. Ai mund të ketë 86 vota në Kuvendin e Shqipërisë, por protesta e nxori jashtë tregut politik ndërkombëtar dhe po e cilëson si të padëshiruar për t'u shoqëruar me të. Ka disa gjëra që nuk mund të blihen në treg, si psh besnikëria. Ajo vetëm mund të dhurohet, as blihet e as rrëmbehet. Mjerë Rama dhe këta gjoja investitorë, për çfarë demi i bënë imazhit të Presidentit të SHBA-së dhe rrethit të tij familjar. Kjo është frika më e madhe e tyre, sepse do të shpërthejnë përgjime, dokumente dhe ato çfarë u përpoqën të blinin duke falur tokë për "investime", apo rrethim si ai Gjadrit.

    1. T
      Tony

      Populli të merr perpara o çuni mamit Edi Rama që na u Howe edhe si gangster duke u tallur më protestat o balash.

      1. T
        Tony

        Perpara popull se s’ka më prit!

        Lini një Përgjigje