Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, foli lidhur me zgjedhjen e kreu të ri të SPAK, Klodian Braho. Berisha tha se zgjedhja e tij ishte në përputhje me Kushtetutën.
Por kritikoi trupën e KLP duke e cilësuar si mizogenike, pasi të vetmes kandidate femër për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu nuk i dhanë asnjë votë.
“Dje u zbatua kushtetuta. Nuk u zgjidh si i pari me 5 vota dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë. I dyti mori 7 vota.
Komenti i dytë ishte se aty ishte dhe një zonjë, çka tregon se ajo trupë e KLP është mizogenike, nuk i dhanë asnjë votë.
Ishte një zonjë, ajo nuk shkoi vetë. Aty në KLP e dërguan komisioni i Skapit. Shkoi atje dhe dy tre zonja që ishin në KLP nuk menduan ti jepnin një votë, e nxorën pa vota. U zgjidh në përputhje me Kushtetutën në dallim nga paraardhësi”, tha Sali Berisha.
I pyetur për nje koment ne lidhje me urimin qe kryeministri Rama i bëri Klodian Brahos, Berisha tha: Lexo pak si e lexoi, mëshirë mëshirë mëshirë….
Lini një Përgjigje