TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Dhjetor 2025, 16:07

Ndryshime në qeveri, Rama shkarkon zëvendësministrin e Brendshëm, Julian Hodaj!

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshime në qeveri, Rama shkarkon zëvendësministrin e
Julian Hodaj

Shkarkohet Julian Hodaj

Këshilli i Ministrave ka shkarkuar nga posti i zëvendësministrit të Brendshëm Julian Hodajn.

Ky shkarkim vjen pas përplasjes me kryeministrin Edi Rama.

Kujtojmë që pak muaj më parë, Rama u kap në rrugët e Romës duke bërtitur. Thuhet se Rama po i fliste me tone të larta dhe po i kërkonte llogari pikërisht Hodajt.

Hodaj ishte edhe bashkëdrejtuesit e grupit të punës që po negocion kontratën 140 milionë dollarë për projektin e ashtuquajtur Smart City.

Njoftimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Hodaj mbante detyrën e zëvendësministrit të Brendshëm prej 9 tetorit të vitit 2017.

1 Komente

  1. T
    Tr

    Po të jet pak atdhetar ky Hodaj tja kpusi komët “mretit” të korrupsionit dhe të antishqiptarisë,Ed Ramës. Boje si burrat o Hodaj se do mahesh men në përjetësi.. Ishte njoni që groposi për së gjalli trradhtarin më të modh të Shqiptarisë

    Lini një Përgjigje