
Kushtetuesja vendosi me shumicë votash që çështja të kalojë për shqyrtim në seancë plenare publike, e cila pritet të mbahet më 22 janar 2026...
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e GJKKO-së, i cili pezulloi Belinda Ballukun nga detyra si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kushtetuesja vendosi me shumicë votash që çështja të kalojë për shqyrtim në seancë plenare publike, e cila pritet të mbahet më 22 janar 2026.
Ndërkohë që deri në atë datë, Kushtetuesja urdhëroi pezullimin e zbatimit të vendimeve të GJKKO-së për pjesën që lidhet me masën ndaluese “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike” ndaj Belinda Ballukut, duke rikthyer efektet deri në përfundimin e gjykimit.
Në seancën e 22 janarit, do të marrin pjesë të gjitha palët e përfshira në këtë proces, përfaqësuesit e GJKKO-së, përfaqësuesit e Presidencës dhe Qeverisë, ku secila palë do të argumentojë pretendimet e saj.
Vendimi i GJK:
Në datën 12.12.2025, Mbledhja e Gjyqtarëve e Gjykatës Kushtetuese mori në shqyrtim paraprak çështjen nr. 30 (K) 2025 të Regjistrit Themeltar, datë 21.11.2025, me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave. Shfuqizimi i vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë.
Shfuqizimi i vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, për pjesën që ka disponuar për vazhdimin e zbatimit të masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. Pezullimi i efekteve të vendimit deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese. Interpretimi i pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që “Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal.“.
Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi:
Me shumicë votash, kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike për shkak të interesit të lartë publik që ka kjo çështje dhe thirrjen në cilësinë e subjekteve të interesuara të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës.
Me shumicë votash, pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës. Vendimi i pezullimit do të dërgohet për botim në Fletoren Zyrtare.
Njëzëri, mospranimin e kërkesave të partisë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar” dhe organizatës jofitimprurëse “Lëvizja për Mbrojtjen e të Drejtave Universale” për t’u përfshirë si palë ndërhyrëse. Mbledhja e Gjyqtarëve arriti në përfundimin se këto dy subjekte nuk justifikojnë interesin kushtetues, pasi mosmarrëveshja kushtetuese në shqyrtim ka të bëjë me konflikt kompetencash dhe në të marrin pjesë vetëm subjektet që janë në konflikt, në kuptimin që janë pjesë e organeve të ushtrojnë kompetencën kushtetuese për të cilën ka lindur konflikti.
Njëzëri, në zbatim të nenit 27, pika 3, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilit në rast se pranohet kërkesa për pezullim, data e seancës plenare caktohet në datën më të afërt të mundshme, duke respektuar afatet procedurale të zbatueshme, caktimin e seancës plenare publike në datën 22.01.2026, ora 10:00.
dy standarte! Me Berishen nuk u veprua njesoj.
dy standarte! Me Berishen nuk u veprua njesoj.
Perfundimisht ka rënë shteti . Tani rroftë mbreti dhe sa me shpejt e s me larg nga ky vend i nëmur.
Kjo dihej, Klodian Braho dhe ky vendim sot tregon qe ky vend i mbaruar nuk behet më ne menyre korrekte por i duhet vene zjarri. Te mjeret shqiptare sa do vidhen ne vazhdimesi..
PO, GJYQSORI S’MUND TE BLLOKOJẼ EKZEKUTIVIN .
Z/v kryeministria Balluku moralisht ka vdekur. Politikisht ka pësuar vdekje klinike. Juridikisht shihemi në GJ.K në 22 Janar 2026. Ndërkombëtarisht me status 'non grata'. Në finish do gjykohet për korrupsion dhe si grup i strukturuar kriminal.
Amund te hetohete prokuroria
Ky shtet eshte i kapur, fund e krye. Nuk ka gjyqesi-drejtesi, jane ne shërbim te hajduteve te mdhenjë. Popull te vazhdoj gjumin!
Ja sa te firmosi ato kontratat qe i ka lene Rama mbi tavoline e do iki vet kjo zemra vogel pastaj…
Po ta shikoni ndarjen e gjyqtareve se si kane votuar verehet se ata qe kane qene gjyqtare kane dale ne pakice dhe kane bere nje arsyetim korrekt, ndersa keta ae nuk kane nenshkruar nje vendim ne jeten e tyre kane bere nje arsyetim tejet te paargumentuar dhe te pa provuar. Ti bej nje pyetje ketyre pseudo gjyqtareve , po sikur te kishte vdekur Belinda Balluku cdo bente kryeministri do ikte nga pushteti se nuk funksiononte qeveria? Kam dhe nje pyetje tjeter me kete vendimarrje te tyre si dhe me kalimin ne seance plenare te ceshtjes cfar do gjykoje Gjykata e Apelit dhe ne rast se do jene vendime te ndryshme e Gjykates Kushtetuese apo e Apelit? Do thoni ju qe Gjykata kushtetuese eshte kryesore por kemi faktin tjeter se referuar ligjit qe normon punen e Gj K, kjo e fundit nuk mund te marr ne shqyrtim vendime qe nuk kane kaluar be te gjitha shkallet e gjykimit.
E turpshme. Te dhjefsha mu ne institucione. Nje bishe ne kuptimin e vertete te fjales , moster shpirtkeqe,kryehajdute, amnistohet nga gjykata kushtetuese. Gjithsesi tani do shohim si do shkoj kjo histori, sepse jo Rama po force ne bote nuk e mbron dot Ballukun me kete konsum qe ka.
Hahahhahahahaahah. Reforma ne drejtesi. Gjykata kushtetuese del ne mbrojtje te Belinda Ballukut. O Ram na e shpife. Eshte bere muti mullar, mban ere gjitheandej.