Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar largimin e ambasadores Yuri Kim dhe përplasjet me Sali Berishën.
Gjatë një interviste televizive, Klosi fillimisht ka zbardhur mesazhin e koduar të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim për Berishën dhe paralajmëron zhvillime të bujshme.
Sipas ish-kreut të SHISH, dosja e tij e korrupsionit të Berishës është “qepur” nga amerikanët me fakte të mbledhura prej shumë vetësh.
“Ambasadorja ka qenë shumë aktive ka dal vet të flas për reformën gjyqësore, është futur në detaje dhe ka mbështetur qeverinë politikën e qeverisë. Në periudhën e saj Berisha u shpall ‘non grata’, faktet që përmendin ata janë disa vjeçare, Berisha u ankua se Soros, Rama e kanë bërë këtë, por këto i bënë administrata amerikane që ka shumë burime dhe ka gjithandej nënpunësit e saj dhe kjo ndodhi në periudhën kur ishte ajo këtu dhe ajo ka mbrojtur veten e saj dhe politikën Amerikane. Ajo vet tha se unë me Shqipërinë kam punë akoma.”, tha Klosi.
Sali Berisha reagoi ashpër pas dekoratës që Rama i dha Yuri Kim.
Ai tha se ish-ambasadorja amerikane në vendin tonë, u soll si sekretare e Partisë Socialiste gjatë qëndrimit të saj në Tiranë.
“Ajo sinkronizoi me Edi Ramën dhe qeverinë e tij sulmet e panumërta ndaj opozitës, përpjekjet antidemokratike të tij për kontrollin e opozitës për të mbështetur pushtetin e tij monist. Ajo ndërhyri në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore në vendime të gjykatave kundër opozitës së vërtetë, bëri presion të vazhdueshëm për hapje të proceseve gjyqësore ndaj opozitës”, shkruan Berisha.
Lini një Përgjigje