Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme në një konferencë me gazetarët se ish kryebashkiaku i Kukësit ka paguar se 500 mijë euro shantazhuesve për të mos publikuar videoskandalin me Alma Kaçin.
Ish-kryeministri ka folur gjithashtu se për audiopërgjimin dhe foton ku shfaqet së bashku me Almën.
"Ajo që mund të them un janë tre variante. I pari është ai që shpjegon Alma; ai ishte seks për tenderat. Korrupsion erotik, autorja e shpjegon në këtë mënyrë. Varianti i dytë, por prova nuk kamë, thonë që ia bënë njëri-tjetrit. Grindje e brendshme midis klaneve të PS. Ka një përpjekje që Almën ta paraqesin si agresore dhe Safetin si viktimë, por kjo është unike në botë.
Kush po e bën këtë? Duket se pasi ka ndodhur historia lëpirës të qeverisë kanë gjobitur Safetin dhe gjoba flitet deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin. Mirëpo ndodhi që filmi u dha. Tani thonë Safet këtë ta ka organizuar Saliu. E kanë hallin te borxhi, mos i kthejnë borxhin Safetit. Alma ka ardhur te unë, unë si rregull nuk bëj publik bisedat në zyrën time. Secili që vjen te mua është i autorizuar të bëjë bisedat publike, po deshe dil vetë dhe thuaje, nuk merr njeri porosi nga unë që këtë bëjë, këtë mos e bëj. Unë jam transparent. Kjo nuk është politika ime.", tha Berisha.
Lini një Përgjigje