TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2023, 12:15

9 drejtorë Kadastre të ndërruar në Vlorë, "kërcënon" Rama: Kam vetëm një këshillë për “ujqërit”

Shkruar nga Pamfleti
9 drejtorë Kadastre të ndërruar në Vlorë,
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e Kadastrës Dallëndyshe Bici prezantuan sot reformën në këtë institucion që duke filluar nga 3 Korriku nuk do të ketë sportele fizike, por shërbimet do të ofrohen në e-Albania.

Në mesin e akuzave për korrupsion në Kadastër dhe zvarritjen e shërbimeve ndaj qytetarëve, Rama foli edhe Kadastrën e Vlorës, ku brenda një harku të shkurtër kohor janë ndërruar 9 drejtorë.

Kryeministri pati edhe një këshillë për ata që i cilëson “ujqër” të Kadastrës së Vlorës që të largohen. Sipas tij, me dixhitalizimin e shërbimeve në Kadastër, nuk do të ketë më punë për ta.

“9 drejtorë kadastre janë ndërruar në Vlorë deri ditën kur unë i numërova. Pastaj hoqa dorë nga numërimi. Hoqa dorë dhe nga përpjekja si deputet i Vlorës duke u konsultuar me të gjithë se si mund të bëhet duke vënë një….Njëri më problem se tjetri. 9! Lajmi im për gjithë ata që i rrinë rrotull Kadastrës së Vlorës si ujqërit një preje është ikni se nuk ka më Kadastër për ju. Askush aty brenda nuk ju ndihmon dot më sepse atyre brenda në kompjutera do shfaqet Tropoja, Hasi, Durrësi, por nuk do shfaqet Vlora asnjëherë.

Nuk e di sa ju e ndjeni se çfarë ndjej unë kur them këto fjalë. Jemi të gjithë këtu përgjegjësit kryesorë për këtë situatë. Po fus dhe veten time megjithëse në këtë rast ka qenë rasti më evident kur unë kam kuptuar që s’ka pushtet njeri që mund ta bëjë punën që bën dixhitalizimi”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. 

 

edi rama kadastra e vlorës

Lini një Përgjigje