TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2023, 10:11

Kolegji Zgjedhor nis rinumërimin e 18 kutive në Kuçovë, Lefter Maliqi: Të hapen edhe të tjerat

Shkruar nga Pamfleti
Kolegji Zgjedhor nis rinumërimin e 18 kutive në Kuçovë,
Lefter Maliqi

Kolegji Zgjedhor nis sot rinumërimin e 18 kutive të votimit në Kuçovë nga zgjedhjet e 14 majit. Bëhet fjalë për 18 kuti të votave për kryetar të bashkisë Kuçovë.
Kjo pasi kandidati i Bashkë Fitojmë, Lefter Maliqi ka ngritur pretendime dhe akuza që procesi zgjedhor më 14 maj në Bashkinë e Kuçovës ka qenë i manipuluar.

Duke folur për mediat Maliqi tha se para këtyre 18 kutive ai ishte 100 vota para fitues, ndërkohë që kanë qenë të pambuluara nga kamerat e sigurisë dhe dyshohet se është ndërhyrë në këto kuti.

“Sot është seanca e pestë në Kolegjin Zgjedhor i cili vendosi në seancën e kaluar për hapjen e 18 kutive të pambuluara nga kamerat e sigurisë.
Para këtyre 18 kutive kishim qenë me 100 vota para fitues. Ne dyshojmë që kanë ndërhyrë në këto kuti.
Kërkesa jonë është që pas këtyre 18 kutive do kërkojmë dhe hapjen e 47 kutive të tjera dhe pavlefshmërinë totale për shkak se janë gjetur shumë shkelje.
Këtu nuk bëhet fjalë për dëlir, por për gjurmë, prova reale”, deklaroi Maliqi.

 

kolegji zgjedhor nis rinumërimin e 18 kutive në kuçovë

Lini një Përgjigje