TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2023, 12:48

Clinton viziton Shqipërinë më 4 korrik, Berisha: Po vjen si hero kombëtar për rolin e tij historik që ka luajtur në çlirimin e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Clinton viziton Shqipërinë më 4 korrik, Berisha: Po vjen si hero

Ish-kryeministri Berisha i ka uruar mirë se ardhjen në Shqipëri ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili viziton për herë të parë vendin tonë më 4 korrik.

Berisha theksoi se Clinton vjen në Shqipëri si hero dhe se është i gdhendur në memorien e historisë së këtij kombi, për shkak të rolit të tij historik që ka luajtur në zhvillimin e Kosovës.

"Për atë punë kushdo që të vij në Shqipëri vjen si hero kombëtar në kuptimin e rolit të tij historik që ai ka luajtur në çlirimin e Kosovës dhe është i gdhendur në memorie të historisë së këtij kombi si një nga miqtë më të mëdhenj të gjitha kohërave dhe unë në emër të PD-së i uroj mirëseardhjen.", tha Berisha.

Në një deklaratë televizive të pak ditëve më parë, kryeministri Edi Rama foli për një dhuratë që priste nga SHBA më 4 Korrik, që përkon me ditëlindjen e tij dhe me Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata ngriti hamendësime se dhurata mund të ishte liberalizimi i vizave për shqiptarët. Por, kur u pyet nga gazetarët në konferencën e fundit për shtyp në lidhje me këtë, Rama nuk dha detaje, por tha se dhurata që shpresonte mund të mos i kënaqë që të gjithë.

Mësohet se dhurata që pret Rama është një vizitë e ish-Presidentit të SHBA, Bill Clinton pikërisht më 4 korrik.

clinton shqiperi berisha

Lini një Përgjigje