
I ftuari i sotëm në podkastin “Të Pashoq” është deputeti socialist Xhemal Qefalia. Ai do të flasë për situatën politike, por sidomos për atë që po ndodh në PS.
Edi Rama ka nisur një proces organizmi duke dhënë sinjale se ujërat janë trazuar dhe aty. Në Asamble ai goditi Erion Veliajn, teksa nuk kurseu dhe shumë të tjerë duke konfirmuar se ka klane dhe aty.
Socialistët kanë qenë të rezervuar për të folur mbi sherret në parti, por e sigurt është se ka dhe aty ndasi dhe jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim mbi mënyrën e qeverisjes.
Qefalia do të flasë sot për të gjitha këto, por dhe për PD, situatën në Parlament dhe zhvillimet politike. Ndiqeni sot në orën 21.00 në kanalin e “Pamfletit” në YouTube.
Lini një Përgjigje