
Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga banesa ku po vuan masën “arrest shtëpie”, deklaroi se prania e Aleks Sorrosit në Samitin e Ukrainës, dëshmon angazhimin e tij për të mbrojtur Edi Ramën pavarësisht nga çdo e zezë!
Më tej Berisha i kërkoi Kongresit të SHBA-së që të ndalojë me ligj veprimtarinë e këtij fondacioni, pasi sipas tij, Soros është mbështetësi kryesor së bashku me Lavrov, i Ballkanit të Hapur dhe i ndarjes së Kosovës.
“Anëtar i delegacionit shqiptar ishte siç e patë ju, Aleksis Soros. Aleksis Soros qëndronte bashkë me delegacionin shqiptar, duke harruar se ai mbron Edi Ramën, një Pashiq serb në Tiranë. Prania e Aleksis Soros si anëtar delegacioni i Shqipërisë është dëshmia më flagrante e angazhimit të tij për të mbrojtur Edi Ramën pavarësisht nga çdo e zezë që kjo e keqe e madhe u bën shqiptarëve.
Aleksis Soros mbron Edi Ramën, njeriu i cili në tetë vite ka përzënë nga Shqipëria, duke vrarë shpresën, një të tretën e popullatës shqiptare, më shumë se çdo pushim i huaj në të gjitha kohërat, më shumë se çdo luftë botërore, rajonale, e çfarëdolloj nga një vend i caktuar. Dhe ky mbron këtë sepse ka interesa të kundërta me shqiptarët.
Aleksis Soros është arkitekti bashkë me Sergei Lavrov, mbështetës kryesor i Ballkanit të Hapur, kundër Ballkanit të Nismës së Berlinit. Mbështetës kryesor i ndarjes së Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë.
Me këtë rast, i bëj thirrje Kongresit të SHBA, i bëj thirrje miqve të Shqipërisë në Kongresin e SHBA, të ndalojnë me ligj veprimtarinë e tij në Europë, në Ballkan, në Shqipëri”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje