
Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner tha se Gjermania mbështet anëtarësimin e afërt të Shqipërisë në BE.
Ai u takua dje me kryetarin e ri të grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Gjermani Bledi Çuçi.
Ambasada gjermane në Tiranë njoftoi se gjatë bisedës u diskutua për marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore mes Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe situatën aktuale të politikës së brendshme.
Ambasadori Bergner theksoi rolin e rëndësishëm të grupeve parlamentare për legjislacionin dhe në kontrollin e pushtetit ekzekutiv.
“Të gjitha fraksioneve të mazhorancës dhe opozitës duhet t’u jepet hapësira e nevojshme dhe në të njëjtën kohë të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në interes të qytetarëve.
Në rrjedhën e përafrimit të Shqipërisë me BE-në, është shumë e rëndësishme që projektet legjislative të përmbushin standardet e BE-së”, tha Bergner.
Lini një Përgjigje