TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2024, 16:33

A do konfiskohen vilat dhe pasuritë e Saliut e Ilirit dhe pushtetarëve të tjerë si apartamenti i Adriatik Llallës në Durrës?

Shkruar nga Pamfleti
A do konfiskohen vilat dhe pasuritë e Saliut e Ilirit dhe pushtetarëve
Vilat e politikanëve në Lalz /

Është sekuestruar vetëm telefoni i Monika Kryemadhit, por jo vila në Lalz, pallatet e apartamentet në Tiranë, Durrës, Vlorë, Himarë. Sarandë e llogaritë bankare; madje, pas marrjes nën hetim, Iliri e Monika janë lejuar të fshehin pasuritë me shitje e akte dhurimi fiktive, siç i kanë fshehur te komiku Bes Kallaku, te vëllai dhe ëma Drini e Fatime Kryemadhi...

Një javë më parë, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i shoqëruar nga Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, bëri një akt publik për t’u përshëndetur, duke dhënë mesazh konkrete për pasuritë e vëna me krim e korrupsion, të cilat po konfiskohen e vihen në shërbim të nevojave sociale-kulturore të qytetarëve.
Mesazhin publik, ministri Balla e nisi me përurimin e qendrës “Art&Aktivizëm” në Durrës, hapur në apartamentin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla; të cilit iu konfiskua me vendim të SPAK e Gjykatës, si një ndër pasuritë me burim korrupsionin duke favorizuar krimin.
Apartamenti 62 m2 në Durrës, është “thërrime” e pasurive të Adriatik Llallës, por është shenjë shprese, se pasuritë që i janë vjedhur këtij vendi nga pushtetarët, do t’i rikthehen shtetit e do vihen në shërbim të komuniteteve.
Por Llalla ka qenë “ushtar” i Sali Berishës e Ilir Metës, të cilët nëpërmjet pushtetit absolut që kishin, kanë vjedhur e grumbulluar pasuri, edhe duke përdorur Adriatik Llallën për të mos prekur ministrat, drejtorët, krye bashkiakët hajdutë dhe trafikantët e biznesmenët që pastronin miliarda.
Gjersa ka nisur operacioni i konfiskimit të pasurive me burim krimin e korrupsionin, bëhet pyetja konkrete, për dy ish-presidentë e ish-kryeministra: - A do konfiskohen vilat, pallatet dhe apartamentet e Sali Berishës e Ilir Metës, dhe a do përdoren si apartamenti i Adriatik Llallës në Durrës?
Deri tani, vetëm dhëndrit të Saliut, i janë sekuestruar vila në Lalz dhe shumë apartamente, njësi tregtare e llogari bankare mijëra Euro; por nuk po i konfiskohen, për t’i bërë qendra pushimi e banimi për njerëzit në nevojë, madje Saliut nuk i është bllokuar asnjë pasuri e llogari bankare.
Prej 3 vitesh, bashkëshortët Ilir Meta e Monika Kryemadhi janë nën hetim për korrupsion shtetëror, trafiqe, fshehje pasurie, lobime e ortakëri me oligarkët e Vladimir Putinit, ndërsa prej 1 viti janë nën veprat penale që kanë kryer së bashku dhe veç e veç.
Deri tani, janë sekuestruar vetëm telefoni e kompjuteri i Monika Kryemadhit, por nuk u janë bllokuar pasaportat diplomatike; nuk u është sekuestruar vila në Lalz, pallatet e apartamentet në Tiranë, Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë e llogaritë bankare.
Madje, pas marrjes nën hetim, çifti Meta Kryemadhi janë lejuar të fshehin pasuritë me shitje e dhurime fiktive, siç kanë fshehur te Bes Kallaku, te vëllai Drini Kryemadhi; por dhe zyrat e LSI në emër të ortakut Muharrem Berisha e disa pasuri te “të fortët” e Monikës.
Saliun e Ilirin, i përmendëm si shëmbuj “ikona”, të pasurive të vëna me korrupsion e trafiqe kur ishin në pushtet, por pasuri që duhen bllokuar e konfiskuar, kanë dhe Genc Ruli, Genc Pollo, Ridvan Bode, Lindita Nikolla, Engjëll Agaçi, Ilir Beqja, Olta Xhaçka, Fatmir Mediu, Lulzim Basha, Flamur Noka, Ogerta Manastirliu, Anila Denaj, Blendi Gonxhe e madje dhe Edi Rama që ka fshehur para në offshore jashtë Shqipërisë, siç u tha në investigimin e BE.
SPAK e di, që këto pasuri nuk janë me burim nga pagat apo trashëgimia, sepse të gjithë politikanët kryesorë, janë bërë miliarderë e pasanikë pas marrjes së posteve qeveritare./Pamfleti

pasuritë e politikanëve ilir meta sali berisha lalzi adriatik llalla vila konfiskimi

Lini një Përgjigje