Pranohen kërkesat e Vuçiç, ndryshon deklarata e Samitit të Ukrainës...
Kryeministri Edi Rama dhe pjesëmarrësit në Samitin e sotëm të Ukrainës i kanë plotësuar tekat presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Ky i fundit sapo mbërriti në Samit vendosi 3 kushte për Deklaratën e përbashkët që do të dilte në fund.
Vuçiç kërkoi që sanksionet kundër Rusisë, si dhe “ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit” të jenë hequr nga teksti.
Po ashtu, presidenti i Serbisë kërkoi që në tekst të mos shkruhet “vendi”, por “gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor”. Pra ai ka kërkuar që të shmanget emri i Kosovës nga teksti. Të gjitha kërkesat e tij janë pranuar.
Në deklaratë Kosova nuk përmendet. “Ne, Presidentja, Vjosa Osmani, Presidentja, Maia Sandu, Presidenti, Jakov Milatović, Presidenti, Stevo Pendarovski, Presidenti, Aleksandar Vuçiç, Presidenti, Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri, Edi Rama, Kryetarja e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo, Kryeministri, Nikolay Denkov, Kryeministri, Andrej Plenkoviç, Kryeministri, Ion-Marcel Ciolacu u mblodhëm në Tiranë më 28 shkurt 2024 dhe lëshuam deklaratën e mëposhtme...”, thuhet në hyrje të deklaratës, duke shmangur emrat e shteteve.
Po ashtu, më pas në deklaratë nuk përmendet çështja e sanksioneve dhe ndikimi malinj rus. Pra, si duket, Organizatorët kanë plotësuar tekat e presidentit rus. “Ne riafirmuam vendosmërinë tonë për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta për të siguruar përparim të mëtejshëm dhe mbështetje të ndërsjellë drejt anëtarësimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në deklaratën, ku përmendet vetëm një herë Ballkani.
Në Samitin e sotëm, madje Vuçiç dhe provokoi, pasi tha se Ukraina është shtet mik i Serbisë sepse nuk njeh Kosovën./Pamfleti
Lini një Përgjigje