TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2024, 15:28

Mbahet seanca e radhës ndaj Fredi Belerit, mbështetësit e tij mblidhen para GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Mbahet seanca e radhës ndaj Fredi Belerit, mbështetësit e tij

Në gjykatën e Posaçme do të mbahet sot seanca e radhës për Fredi Belerin. Ndërkohë para gjykatës kanë shkuar mbështetësit e tij në shenjë proteste.

Në seancën e mëparshme të zhvilluar më 13 shkurt, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri nën akuzën për blerje votash.

Për të pandehurin tjetër Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK ka kërkuar dy vite burgim, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Belerit u shpreh për mediat se e konsideron si një vendim të turpshëm dhe të pritshëm dhe tha se është një fabul e ndërtuar keq.

Lini një Përgjigje